• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së – Tatimet, kritere të reja risku për të evidentuar shmangien e bizneseve

nga Fast News
8 months më parë
në Biznes
0
Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së – Tatimet, kritere të reja risku për të evidentuar shmangien e bizneseve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata tatimore do të aplikojë kritere të reja risku që synojnë të evidentojnë shmangien e deklarimit dhe pagesës së TVSH nga bizneset në disa sektorë.

Kriteret do të marrin për bazë disa elementë të ndryshëm, si numër i lartë punonjësish, blerje mbi kufirin e TVSH-së, qarkullim të deklaruar në mënyrë të vijueshme në kufi të pragut pa e kaluar atë, do aplikohen nga administrata tatimore në sektorë të caktuar.





Nga ana tjetër pritet të ndryshojë dhe procedura që ndiqet për deklarimin  e TVSH-së.

Duke qenë se fiskalizimi si reforma më madhore e implementuar nga administrata tatimore gjatë viteve të fundit ndryshoi rrënjësisht mënyrën e faturimit, duke sjellë faturimin dhe deklarimin pranë tatimeve në kohë reale, tashmë po punohet më tej për konsolidimin e procesit të fiskalizimit. Konkretisht, parashikohet të  bëhet funksional një moduli risku vetëm për ketë proces dhe zhvillimin e raporteve Business Intelligent që do ndihmojnë në një gjurmim më të lehtë dhe më efikas të subjekteve mospërmbushës ndaj detyrimit të TVSH-së.

Administrata tatimore ka mundësuar parambushjen dhe deklarimin automatik të librave të shitjes dhe blerjes si dhe në të ardhmen e shpejtë synon parambushjen dhe deklarimin automatik të deklaratës së TVSH-së.

Parambushja e deklaratës së TVSH parashikohet të bëhet brenda vitit 2026 dhe me këtë proces mbyllet cikli i deklarimit automatik që nga faturimi deri në deklarimin final të TVSH-së, duke bërë të mundur që  kështu administrata tatimore të disponojë në kohë reale ecurinë e deklarimit të TVSH-së për çdo tatimpagues./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

6 sekretet e prindërve që rrisin fëmijë mendërisht të fortë

Para

Kosova rrit me 20% pensionet

Para
Kosova rrit me 20% pensionet

Kosova rrit me 20% pensionet

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar