• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Buxheti i rrugëve, ja akset që do të ndërtohen vitin e ardhshëm

nga Fast News
6 months më parë
në Ekonomi
0
Buxheti i rrugëve, ja akset që do të ndërtohen vitin e ardhshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Investimet publike dhe kryesisht ato në infrastrukturë janë një ndër prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm. Kjo jo vetëm se vijon financimi I projekteve të nisura, por edhe për faktin se 2025-ta është një vit elektoral. Në projektbuxhetin 2025 që ka nisur diskutimet në komisionet parlamentare konstatohet se buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve kap vlerën 18.53 miliardë lekë lekë, nga 15.37 miliardë lekë që ishte një vit më parë.

Në draft jepet edhe lista e shpenzimeve, nga ku konstatohet se vlera më e lartë e financimit do të shkojë për ndërtimin e Korridorit 8, me një total prej 8.8 miliardë lekë. Për këtë rrugë, janë 14 lote që aktualisht janë lidhur kontratat apo janë në fazë tenderimi.



Buxheti i vitit që vjen siguron financim edhe për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës, në 2 lotet ku aktualisht kanë nisur punimet, ndërkohë që financimi për fazat III, IV dhe V, që janë përfshirë si zëra për herë të parë këtë vit, parashikohet të nisë në vitin 2027. Gjithashtu, buxheti i vitit që vjen parashikon financime për rikonstruksionin e rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, në lotin e parë të saj.

Gjithashtu, parashikohet financimi i Unazës së Madhe të Tiranës me 402 mln lekë, duke marrë në konsideratë se pjesa më e madhe e pagesave për kontratat e kësaj rruge janë kryer në vitet e mëparshëm.

Ndërkaq, për herë të parë këtë viti është përfshirë edhe financimi i ndërtimit të bypassit të Sarandës, me një fond prej 680 mln lekë të vënë në dispozicion. 2 projektte që bien në sy janë edhe ndërtimi i rrugës Kashar – Nyja Vaqarr, me 1.46 mld lekë dhe rehabilitimi i rrugës Fier -Kthesa e Patosit – Frataj, me 1.27 mld lekë.

Paralelisht, do të vijojë financimi për kontratat e partneritetit publik – privat, ku sipas draftit të dërguar në Kuvend janë 3 kontrata që do të mbështeten, me një vlerë totale prej rreth 5.4 mld lekë.

Ndërkaq, sa i takon investimeve rrugore me financim të huaj, janë rreth 3.4 mld lekë që do të shkojnë për transportin rrugor. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojë për ndërtimin e segmentit rrugor Qukës – Qafë Plloçë, me 2.4 mld lekë.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Groposja e euros”, më shumë se 9 lekë humbje në një vit. Nuk dihet fundi

Para

Rama, akuza të rënda prokurorëve: Po mbrojnë dosje ulëritëse të evazionit fiskal

Para
Rama, akuza të rënda prokurorëve: Po mbrojnë dosje ulëritëse të evazionit fiskal

Rama, akuza të rënda prokurorëve: Po mbrojnë dosje ulëritëse të evazionit fiskal

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar