Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Industria “mbron” pr.ligjin për importin e mbetjeve – Shkodra: Mjafton kontrolli i shtuar, të bëhet vetëm në doganën e Durrësit

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Industria “mbron” pr.ligjin për importin e mbetjeve – Shkodra: Mjafton kontrolli i shtuar, të bëhet vetëm në doganën e Durrësit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lejimi i importit për një kategori mbetjesh ka qenë një kërkesë e bërë më herët nga industritë prodhuese dhe ricikluese në vend, në funksion të aktivitetit që ushtrojnë. Ndërkohë që, pas përfshirjes së kësaj kërkese në projektligjin e ri ”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra tha se kërkesa ka qenë e fokusuar te mundësimi i importimit të lëndëve të para dytësore, që janë pjesë e listës së gjelbër e që lejohen edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se në propozimet e dërguara në qeveri është kërkuar që importi të bëhet vetëm nga dogana e Durrësit, si një formë për të minimizuar riskun e kalimit të mbetjeve të rrezikshme apo të ndaluara, duke qenë se në këtë pikë kufitare kryhet edhe procesi i skanimit.

Po ashtu, ai tha se edhe miratimi i listës së mbetjeve që do lejohen të importohen nga Këshilli i Ministrave bazuar në kërkesat e industrisë përkatëse, ishte një variant i propozuar prej tyre, si një formë për minimizuar abuzimet.

Paralelisht, është kërkuar edhe lejimi i importimit të lëndëve djegëse alternative (RDF/SRF), që i shërbejnë industrisë së çimentos. Sipas Shkodrës, edhe këto lëndë janë pjesë e listës së gjelbër dhe shërbejnë si zëvendësues të produkteve të tjera, sikurse është koksi apo mazuti, që përdoren aktualisht nga kjo industri e që sipas tij janë më ndotës sesa lëndët djegëse alternative.

Por, ndryshe nga industritë prodhuese e ricikluese ambientalistët kanë kundërshtuar rikthimin për herë të katërt të kësaj nisme, me argumentin se jo vetëm që lejimi i importit shton rrezikun për t’u importuar edhe mbetje të ndaluara, por edhe për faktin se Shqipëria nuk ka mundur të menaxhojë siç duhet as mbetjet që gjenerohen në vend./Tv Scan

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Pse inteligjenca artificiale nuk do të shkaktojë një botë pa punë për njerëzit

Para

Një “fond kombëtar” për mbetjet, menaxhimi i plehrave, qeveria synon edhe të fitojë para

Para
Një “fond kombëtar” për mbetjet, menaxhimi i plehrave, qeveria synon edhe të fitojë para

Një “fond kombëtar” për mbetjet, menaxhimi i plehrave, qeveria synon edhe të fitojë para

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor

4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor

nga Fast News
19:18 | 14/10/2026
0

Presidenti Begaj reagon për protestat e dhunshme: Thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit

Presidenti Begaj reagon për protestat e dhunshme: Thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit

nga Fast News
18:59 | 14/10/2026
0

Oferta promocionale apo ulje artificiale? Projektligji vendos rregulla të reja për blerjet online

Oferta promocionale apo ulje artificiale? Projektligji vendos rregulla të reja për blerjet online

nga Fast News
16:59 | 14/10/2026
0

Projekti “TOKA”, Begaj vlerëson kontributin e AADF-së në zhvillimin ekonomik

Projekti “TOKA”, Begaj vlerëson kontributin e AADF-së në zhvillimin ekonomik

nga Fast News
16:56 | 14/10/2026
0

Recent News

4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor

4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor

19:18 | 14/10/2026
Presidenti Begaj reagon për protestat e dhunshme: Thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit

Presidenti Begaj reagon për protestat e dhunshme: Thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit

18:59 | 14/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora