• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Vendi ku të huajt janë të kënaqur me karrierën e tyre

nga Fast News
1 year më parë
në Bota
0
Vendi ku të huajt janë të kënaqur me karrierën e tyre
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të huajt që emigrojnë në Danimarkë janë ndër më të lumturit me jetën e tyre të punës, sipas sondazhit të fundit të Expat Insider nga InterNations, komuniteti global online për njerëzit, që janë shpërngulur jashtë vendit.

Vendi nordik renditet i pari nga vendet ku njerëzit janë më të kënaqur me punën e tyre, mundësitë e karrierës dhe ekuilibrin punë-jetë, ndër aspekte të tjera.





Kjo bazohet në përgjigjet e anketës me më shumë se 12,500 njerëz, që jetojnë në vende të huaja dhe reflekton ndjenjat e tyre në katër kategori të gjera, që mbulojnë tema të punës, duke përfshirë perspektivat e tyre të karrierës, pagat dhe sigurinë e punës, kulturën dhe kënaqësinë e punës, si dhe punën dhe kohën e lirë.

Danimarka ka pikët më të larta për dy grupime: kulturën e punës dhe kënaqësinë, si dhe punën dhe kohën e lirë.

Rreth 84% e të huajve në Danimarkë janë të kënaqur me ekuilibrin punë-jetë, krahasuar me një mesatare globale prej 60%; një pjesë e ngjashme janë të kënaqur me orët punës dhe, mesatarisht, punojnë 39.2 orë në javë, krahasuar me mesataren botërore 42.5 orë.

Dhjetë vendet kryesore ku emigrantët janë më të lumtur me punën:

  1. Danimarka
  2. Arabia Saudite
  3. Belgjika
  4. Holanda
  5. Luksemburgu
  6. Emiratet e Bashkuara Arabe
  7. Australia
  8. Meksika
  9. Indonezia
  10. Austria

Në vendin e dytë është Arabia Saudite, ku shumica, 75%, thonë se lëvizja atje ka përmirësuar perspektivat e tyre për karrierë, kundrejt 56% në nivel global. 63% e të huajve zhvendosen në Arabinë Saudite për punë, ku thonë se janë të kënaqur me gjendjen e ekonomisë lokale.

Ndërkohë, vetëm 35% e emigrantëve në mbarë botën, thonë se janë shpërngulur në një vend të huaj për arsye të lidhura me punën.

Dobësitë më të mëdha të punës në Arabinë Saudite mund të jenë orët e gjata – emigrantët që punojnë atje raportojnë se punojnë 47.8 orë në javë.

Në tre vendet e para renditet Belgjika, ku emigrantët janë shumë të kënaqur me sigurinë e punës, tregun lokal të punës dhe mundësitë për karrierë.

Të huajt në Belgjikë thonë se gëzojnë fleksibilitet në vendin e punës, veçanërisht në mesin e 68%, që thonë se mund të punojnë në distancë, dhe javën e punës me kohë të plotë më të shkurtër se mesatarja prej 40.8 orësh.

Panamaja u njoh si vendi më i mirë për emigrantët në përgjithësi, sipas sondazhit të InterNations.

Renditja e përgjithshme llogarit jetën dhe faktorët financiarë, ku të huajt thonë se janë të kënaqur me cilësinë e jetës, lehtësinë e shpërnguljes atje, financat personale dhe një indeks thelbësor për emigrantët, i cili mbulon strehimin, administratën, gjuhën dhe jetën digjitale.

Pas

Interesat e kredisë për shtëpi në lekë prekin nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022

Para

“Kemi mungesë të pushuesve nga Kosova. Në Vlorë çmimet janë rritur prej kursit të këmbimit”

Para
“Kemi mungesë të pushuesve nga Kosova. Në Vlorë çmimet janë rritur prej kursit të këmbimit”

“Kemi mungesë të pushuesve nga Kosova. Në Vlorë çmimet janë rritur prej kursit të këmbimit”

Të Gjitha

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

nga Fast News
15:22 | 31/07/2025
0

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

nga Fast News
15:14 | 31/07/2025
0

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë

nga Fast News
10:30 | 31/07/2025
0

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

nga Fast News
10:00 | 31/07/2025
0

Recent News

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

15:22 | 31/07/2025
Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

15:14 | 31/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar