• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
1 year më parë

Pronat shtetërore dhe legalizimet, KLSH: Mungesa e regjistrit, problem për pushtetin vendor

ngaFast News
në Ekonomi
0
Pronat shtetërore dhe legalizimet, KLSH: Mungesa e regjistrit, problem për pushtetin vendor

Jo vetëm formalizimi i pronave të qytetarëve dhe bizneseve, por problem në sektorin e pasurive të paluajtshme është edhe regjistrimi i pronave shtetërore. Konstatimi u shpreh nga ekspert të Kontrollit te Lartë të Shtetit në ditën e dytë të raportimit  në Kuvend për vitin 2023.

“Nuk kemi një regjistër të pasurive që shteti disponon. Një pjesë e madhe e institucioneve nuk kanë bërë pasqyra. Pronat shtetërore edhe mund të jenë në regjistrat e institucioneve, ato ose janë të zëna ose janë të dëmtuara në realitet.

Mungojnë regjistrat për çdo pronë të administruar, probleme të mëdha ka në pushtetin vendor. Mbi 19 mijë hektarë tokë shtetërore është dhënë me qira, por nuk është e kontabilizuar në asnjë dokument, sipas detyrimeve”, KLSH.

Një numër i lartë bashkish rezultojnë të kenë në administrim prona shtetërore, ku shumica janë të paregjistruara.

“Bashkia Fier ka 4mijë e 444 prona por ka regjistruar vetëm 430, Mirditë ka 14 mijë e 670 prona por vetëm 1 ka të regjistruar, Këlcyra 404 prona dhe asnjë e certifikuar, bashkia Gjirokastër ka 4 mijë e 017 asnjë të certifikuar etj”, KLSH.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Ky është edhe problem financiar, prandaj dhe nuk zgjidhet, se ka raste që në bashki të vogla duhet gati 40 milion lekë për titullin e pronësisë”, tha Erion Braçe, deputet i PS. “Ky problem konstatohet në të gjitha bashkitë”.

KLSH ndalet edhe tek legalizimet e Kadastrës. Sipas gjetjeve të raportit janë legalizuar objekte informale, me materiale të dobëta apo edhe jashtë afatit.

“Janë legalizuar objekte informale të cilat janë ndërtuar jashtë afatit të lejuar, ndërtesa të ndërtuara me materiale jo të qëndrueshme, me gips apo llamarinë që nuk plotësojnë kushtet, legalizim të banesave që janë në tejkalim të sipërfaqes së ndërtimit, duke marrë më shumë sipërfaqe nga sa cakton ligji, legalizim në cenim të infrastrukturës publike pa respektuar distancat nga rruga apo brenda institucioneve shtetërore, legalizime në zona që janë në zona të caktuara për zhvillim ekonomik, legalizime brenda zonave të tensionit të lartë në kundërshtim me ligjin.”

Kjo ishte një prej çështjeve që ngriti edhe kryeministri Rama në takim me drejtuesit vendor, kur foli për monopol të krijuar nga krimbi i kërkesës për ryshfet. Për kryerjen e procesit të legalizimit qeveria u vendosi detyrë bashkive të asistojnë në dhënien e informacionit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nipçe, problem janë oligopolet jo vlonjatët!

Para

Ministria e Financave mbyll koncesionin e markimit të karburanteve, nga 9 gushti shërbimi kalon te Doganat

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

nga Fast News
15:30 | 28/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
15:00 | 28/12/2025
0

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

nga Fast News
14:38 | 28/12/2025
0

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

nga Fast News
13:42 | 28/12/2025
0

Para
Ministria e Financave mbyll koncesionin e markimit të karburanteve, nga 9 gushti shërbimi kalon te Doganat

Ministria e Financave mbyll koncesionin e markimit të karburanteve, nga 9 gushti shërbimi kalon te Doganat

Recent News

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

15:30 | 28/12/2025
Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

15:00 | 28/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar