Themeluesit, të cilët nuk marrin të drejtat bazike janë të destinuar të shpërblehen me mundësinë për të mësuar nga dështimi.
Si një biznesmen, qëllimi juaj final është rritja e markës tuaj, dominimi i tregut dhe nxjerrja e fitimeve nga biznesi juaj. Kjo, megjithatë, nuk vjen kurrë me lehtësi. Një qasje strategjike duhet të merret për të siguruar rritjen maksimale dhe produktivitetin e çdo biznesi ose marke.
Megjithatë, shpesh, ndërsa përpiqen të marrin qasje të drejtë dhe të marrin vendimin më të mirë si një biznesmen, shumica e pronarëve të markave bëjnë pikërisht të kundërtën e asaj që kishin si qëllim të bënin – ata përfundojnë duke bërë gabime kritike që i shkaktojnë markës së tyre zhdukjen nga sfera e biznesit.
Për t’iu kursyer juve nga këto gabime kritike që gradualisht mund të eliminojnë markën tuaj, më poshtë është një listë e 5 gabimeve më të zakonshme. Shumica e biznesmenëve të përmendur më poshtë i detyrohen për suksesin e vonë këtyre gabimeve.
- Injorimi i ankesave dhe feedback-ut të konsumatorëve
“Dëgjoni dhe mësoni nga klientët tuaj”, tha Sadiku Samji CEO i “Allure HBF”, “Mos provoni dhe rikrijoni timonin dhe tregun për një produkt ose shërbim pakonsideruar më parë bazën tuaj të konsumatorëve. Para se të mund të përcaktoni fitimin, ju duhet të siguroheni që klientët tuaj janë të lumtur dhe të kënaqur me produktin apo shërbimin tuaj.”
Mund të duket e habitshme, por vërejtjet e konsumatorit mund të përcaktojnë rritjen apo rënien e biznesit tuaj. Për çdo reagim negativ që ju injoroni si një biznesmen, është e sigurt që keni injoruar të paktën 27 ankesa.
Nëse të 27 konsumatorët vendosin të lënë komente negative në lidhje me produktin tuaj, ju mund ta imagjinoni se sa konsumatorë potencialë keni penguar si pasojë e mosveprimit tuaj. Krijoni një atmosferë ku konsumatorët mund të shprehin lirshëm përvojën e tyre nga përdorimi i produktit/ve tuaja. Ju kurrë nuk duhet të injoroni kërkesat dhe shqetësimet e tyre.
- Orientimi vetëm drejt fitimit
Qëllimi i çdo biznesi është sigurisht nxjerrja e fitimit. Megjithatë, shumica e biznesmenë e kanë këtë objektiv si prioritetin e tyre dhe përdorin çdo lloj mënyre për t’ia arritur. Si rezultat, ata njollosin markat e tyre me produkte jo cilësore edhe pse të paketuar bukur.
Ky proces mund të kërkojë pak shpenzime për të sjellë fitime. Askush nuk i shpenzon paratë e tij duke punuar shumë në një produkt me cilësi të ulët, sidomos kur presin diçka më të mirë. Gjithashtu, sapo klientët tuaj të mësojnë për cilësinë e ulët të produkteve tuaja, ata do të japin vërejtje negative dhe do t’i largojnë edhe më shumë konsumatorët.
Mos u përpiqni të bëni shitje të shpejta, më parë përpiquni të bëni produkte të një cilësie të lartë që do të tërheqë konsumatorët tuaj në një mënyrë të tillë që ata të vijnë pa kushte te ju.
- Synimi për fillim të mbarë
Shumica e biznesmenëve janë të fjetur, sepse ata presin mundësinë e përkryer të filluar biznesin e tyre. Pas studimit të manjatëve të lartë të biznesit si Warren Buffett, Bill Gates, Jeff Bezos dhe të tjerë, është e qartë se asnjëri prej tyre nuk i kishte të gjitha burimet në dorë kur filluan. Në fakt shumica e tyre e filloi udhëtimin me punë të vogla, si shitja e gazetave, para se të përqafonin plotësisht botën e biznesit.
Nuk ka një kohë të përkryer për sipërmarrjen në asnjë biznes. Dhe në qoftë se ka, momenti është pikërisht tani. Po ashtu, nuk ekziston një fillim i përsosur.
Mënyra më e mirë për të filluar një biznes është duke familjarizuar veten me bazat. Ju mund ta bëni përmes mediave, librave inteligjentë, etj.
- Mospërfillja për njohuri
Disa mund të mendojnë se drejtimi i një biznesi është shumë i thjeshtë. Si rezultat, ata përfundojnë duke besuar se tashmë i kanë të gjitha njohuritë e nevojshme për të drejtuar një biznes të suksesshëm. Ata nuk e njohin faktin se sfera e biznesit është gjithnjë në ndryshim dhe tendenca të reja zhvillohen çdo ditë. Startup-e të reja ngrihen çdo ditë, secili kërkon vëmendje dhe përpiqen të dominojnë tregun e tyre përkatës.
Në mënyrë që të rritet një markë dominuese dhe e suksesshme në këtë shtet, do të ishte jo vetëm diçka e mençur, por edhe me vend, për të mësuar ngjarjet e fundit në tregun tuaj dhe të dilni me qasje strategjike për zhvillimin e biznesit tuaj.
Largohuni nga zona juaj e rehatisë dhe mësoni gjëra të reja. Lexoni libra të rinj nga individë që janë bërë biznesmenë të suksesshëm. Jini fleksibël në drejtimin e biznesit tuaj dhe gjithmonë përpiquni të absorboni trendet më të reja nga bota, gjithnjë në ndryshimet që ndodhin në botën e biznesit.
- Përpjekja për të rritur një markë i vetëm
Si themelues i startup-it, është e rëndësishme për të shmangur shpenzimet e panevojshme – kjo gjithashtu përfshin punën me sa më pak të punësuar të jetë e mundur. Megjithatë, për një markë në rritje, duke u përpjekur të mbani peshën e biznesit tuaj të vetëm dhe duke vepruar si mbikëqyrës i vetëm i çdo pjese të biznesit tuaj për hir të një fitimi më të lartë neto, është krejtësisht absurde.
Një biznes i suksesshëm përbëhet nga disa sektorë – nga sektori i prodhimit në sektorin e marketingut, të gjitha të rëndësishme për suksesin e një biznesi. Si rezultat, duke u përpjekur për të drejtuar të gjithë këta sektorë të vetëm për të shkurtuar shpenzimet, mund të vonojë produktivitetin tuaj dhe ta bëjë drejtimin e biznesit më të ngarkuar seç duhet.
Ju mund të filloni me disa punonjës të kualifikuar, të cilët në mënyrë efikase mund të mbulojnë sektorët kritikë. Megjithatë, pasi biznesi juaj përparon, ju kurrë nuk duhet të hezitoni për të shtuar më shumë të punësuar në mënyrë që të krijoni një fuqi punëtore të mjaftueshme.
- Përfundimi
Bota e biznesit mund të krahasohet me një fushëbetejë, ku çdo pronar marke kërkon dominimin. Shumica e startup-eve dështojnë për shkak se ata i shpërfillin njohuritë e zakonshme. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se sa ndikojnë veprimet apo mosveprimet në biznesin e tyre.
Mësoni nga gabimet e mësipërme dhe ju shpejt do ta gjeni markën tuaj si një pikë referimi për startup-et e reja.