Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Përfundon 65% e punimeve, Balluku inspekton aksin Thumanë-Kashar. Kreu i ARRSH: Gati për sezonin turistik

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Përfundon 65% e punimeve, Balluku inspekton aksin Thumanë-Kashar. Kreu i ARRSH: Gati për sezonin turistik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e ka nisur vitin 2024 duke inspektuar kantierin e autostradës Thumanë-Kashar, ku ka nisur procesi i asfaltimit dhe realizimi fizik i punimeve ka arritur në 65%.

Duke e cilësuar si një projekt me rëndësi jetike për zhbllokimin e trafikut nga Veriu drejt qendrës dhe Jugut të vendit, Balluku theksoi se punimet kanë avancuar me ritme të kënaqshme në aksin e ri, që do të ketë një gjatësi 21.05 kilometra.

“Ne krenarisht themi që kjo është një vepër e rëndësishme pasi do të zhbllokojë pjesën më të madhe të trafikut që është pjesa e Fushë-Krujës por edhe trafikun në nyjën e Aeroportit të Rinasit. Ne gjithashtu ndihemi krenarë pasi kjo është autostradë e kategorisë A me gjerësi 11.75 që do të ketë dy korsi shpejtësi, një korsi të tretë me gjerësi 3 metra emergjence.”

Ajo u ndal edhe te shpronësimet e banorëve të zonës ku kalon gjurma e këtij aksi rrugor, duke nënvizuar punën e mirë të kryer nga ARRSH dhe Agjencia Kombëtare e Shpronësimeve.

“Jam e sigurt që banorët e Bërxullës me punën e mirë që bën ARRSH-ja dhe Agjencia Kombëtare e Shpronësimeve do të jenë të sqaruar dhe do të kompensohen për tokat e tyre, për pronësitë që ata kanë. Projektet që janë në të mirë të komunitetit dhe të gjithë shoqërisë shqiptare duhet të ecin përpara dhe nuk pengohen për asnjë arsye, ndaj edhe ekziston ligji i shpronësimeve.”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sakaq, kreu i i ARRSH-së, Ervis Berberi duke pasur parasysh ecurinë e punimeve nënvizoi se autostrada do të jetë gati për qarkullim për sezonin e ri turistik.

Ai gjithashtu bëri me dije se Thumanë-Kashar është e para autostradë në Shqipëri që do të jetë e kufizuar me gardhe rrethuese nga të dyja krahët për të rritur sigurinë dhe shpejtësinë e lëvizjes, që sipas ndryshimeve në kodin rrugor në rrugët e kategorisë A do të jetë 130 km/h.

“Kemi 11 ura, mbi 100 vepra të tjera arti që janë kanale kulluese të ndërmjetme dhe kemi gjithashtu 6 nënkalime. Për çdo aks rrugor që ndërpritet, që i shërben komunitetit ne kemi ndërtuar nënkalime. 6 nënkalime dhe mbikalime. Dhe dy nyjet e mëdha, që janë nyja e Rinasit dhe nyja e madhe që kryqëzohet me autostradën Tiranë-Durrës. Kemi punuar me ndërtimin e bazamenteve dhe pastaj e liruam trafikun. Janë përgatitur të gjithë trarët për urat, nga drejtimi i jugut për në veri shihet se janë duke u vendosur trarët, të tjerat janë duke u hedhur soletat. Kompania pas 15 ditësh do të punojë me dy turne nga 12 orë për të kapur afatin që i kemi vendosur, që është sezoni turistik i këtij viti, që duhet të na kapi me një rrugë në funksionim të plotë.”

 

“Jam e sigurt që banorët e Bërxullës me punën e mirë që bën ARRSH-ja dhe Agjencia Kombëtare e Shpronësimeve do të jenë të sqaruar dhe do të kompensohen për tokat e tyre, për pronësitë që ata kanë. Projektet që janë në të mirë të komunitetit dhe të gjithë shoqërisë shqiptare duhet të ecin përpara dhe nuk pengohen për asnjë arsye, ndaj edhe ekziston ligji i shpronësimeve.”

Sakaq, kreu i i ARRSH-së, Ervis Berberi duke pasur parasysh ecurinë e punimeve nënvizoi se autostrada do të jetë gati për qarkullim për sezonin e ri turistik.

Ai gjithashtu bëri me dije se Thumanë-Kashar është e para autostradë në Shqipëri që do të jetë e kufizuar me gardhe rrethuese nga të dyja krahët për të rritur sigurinë dhe shpejtësinë e lëvizjes, që sipas ndryshimeve në kodin rrugor në rrugët e kategorisë A do të jetë 130 km/h.

“Kemi 11 ura, mbi 100 vepra të tjera arti që janë kanale kulluese të ndërmjetme dhe kemi gjithashtu 6 nënkalime. Për çdo aks rrugor që ndërpritet, që i shërben komunitetit ne kemi ndërtuar nënkalime. 6 nënkalime dhe mbikalime. Dhe dy nyjet e mëdha, që janë nyja e Rinasit dhe nyja e madhe që kryqëzohet me autostradën Tiranë-Durrës. Kemi punuar me ndërtimin e bazamenteve dhe pastaj e liruam trafikun. Janë përgatitur të gjithë trarët për urat, nga drejtimi i jugut për në veri shihet se janë duke u vendosur trarët, të tjerat janë duke u hedhur soletat. Kompania pas 15 ditësh do të punojë me dy turne nga 12 orë për të kapur afatin që i kemi vendosur, që është sezoni turistik i këtij viti, që duhet të na kapi me një rrugë në funksionim të plotë.”/A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

5 gjëra që s’duhet bërë kur nisni një punë të re

Para

Viti 2024 mund të jetë vit me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë

Para
Viti 2024 mund të jetë vit me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë

Viti 2024 mund të jetë vit me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Deri më 31 maj afat për detyrimet, Taksat Vendore të Tiranës rikujtojnë bizneset për vetëdeklarimin

Deri më 31 maj afat për detyrimet, Taksat Vendore të Tiranës rikujtojnë bizneset për vetëdeklarimin

nga Fast News
20:30 | 23/02/2026
0

Trombozat e rralla pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

Trombozat e rralla pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

nga Fast News
20:00 | 23/02/2026
0

Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve

Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve

nga Fast News
19:08 | 23/02/2026
0

Nis rivlerësimi i pronave me 5%, udhëzimi botohet në Fletoren Zyrtare

Nis rivlerësimi i pronave me 5%, udhëzimi botohet në Fletoren Zyrtare

nga Fast News
18:58 | 23/02/2026
0

Recent News

Deri më 31 maj afat për detyrimet, Taksat Vendore të Tiranës rikujtojnë bizneset për vetëdeklarimin

Deri më 31 maj afat për detyrimet, Taksat Vendore të Tiranës rikujtojnë bizneset për vetëdeklarimin

20:30 | 23/02/2026
Trombozat e rralla pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

Trombozat e rralla pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

20:00 | 23/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora