• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
2 years më parë

Ç’të bëni kur jeni të lodhur nga mediat sociale

ngaFast News
në Teknologji
0
Ç’të bëni kur jeni të lodhur nga mediat sociale

Dërgo mesazhe me postë

Mund të duhen disa minuta më shumë për të dërguar një letër, se sa për të bërë një “like” në statusin e Facebookut të dikujt, por letra e shkruajtura me dorë janë shumë më të rëndësishme dhe ngushëlluese.

Provoni këtë javë të shkëputeni nga mediat sociale për të dërguar disa kartolina drejt miqve apo pjesëtarëve të familjes. Mund të gjeni një kartolinë për pak a shumë gjithçka. Nëse doni të jeni vërtetë krijues, bëjeni vetë kartolinën. Merrni disa lapsa me ngjyra, pulla dhe përgatisni një kartolinë të personalizuar. Keni një artist brenda jush, që po pret të çlirohet.

Shijo qetësinë

Të kaloni kohë në vetmi i qetë, është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar stresin. Merrni disa momente, të mbyllni sytë dhe të pushoni. Mund të meditoni, luteni, ose të shkruani në ditar. Ose thjeshtë mund të shijoni paqen dhe qetësinë që ju rrethon. Mund të zbuloni se duke kaluar kohë në qetësi, mund t’ju ndihmojë të rrisni krijueshmërinë tuaj. Në fund të fundit, shumë njerëzve, idetë më të mira u vijnë në dush.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Takohuni personalisht me njerëzit

Mediat sociale janë të mrekullueshme, sepse na lejojnë të lidhemi në çast me njerëzit përreth globit. Megjithatë, pavarësisht sa i madh të jetë një komunitet online, lidhja në internet nuk është njësoj si takimi personalisht. Kaloni kohë larg mediave sociale dhe takohuni me njerëzit. Mund të shkoni në palestër, për një kafe, apo edhe një birrë mbrëmjeve. Çelësi është të takoheni dhe të shijoni kohën që kaloni së bashku.

“Rikrijojeni” veten tuaj

Kur çliroheni nga mediat sociale, nuk do të bombardoheni më prej jetëve dhe mendimeve të të tjerëve. Koha dhe mendja juaj do të jenë të lira për eksplorimin e hobeve të rinj. Mund të jetë një shans i mirë për të rizbuluar veten tuaj, pasionin dhe gjërat që ju motivojnë. Kështu që, shkëputuni nga mediat sociale dhe fokusohuni në atë që vërtetë ka rëndësi për ju.

Dilni në natyrë

Shkëputja nga interneti ka shumë dobi. Dilni dhe shihni botën e mrekullueshme përreth. Mos u kufizoni në celularin tuaj. Kjo është koha kur vërtetë do zbuloni se po jetoni në momentin. Dalja në natyrë dhe përjetimi i ndjenjave të magjepsjes mund t’ju përmirësojë shumë jetën. Paul Piff, një profesor i psikologjisë dhe sjelljes sociale, bëri një studim shumë të mirë mbi mahnitjen.

Ai zbuloi se momentet e shkurtër të mahnitjes, të përjetuara në natyrë, i bëjnë njerëzit më pak narcizistë. Sipas tudimit të Piff, të ndiesh mahnitje ndihmon për të kultivuar altruizmin dhe i bën njerëzit më të lidhur me humanitetin e tyre. Kaloni kohë duke admiruar bukurinë e natyrës, qoftë edhe duke parë yjet netëve të kthjellëta.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nisin aplikimet për strehimin social

Para

Viti i vështirë i “Made in Albania”! Dilemat për euron dhe mungesën e ndihmës nga qeveria

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

nga Fast News
15:30 | 28/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
15:00 | 28/12/2025
0

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

nga Fast News
14:38 | 28/12/2025
0

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

nga Fast News
13:42 | 28/12/2025
0

Para
Viti i vështirë i “Made in Albania”! Dilemat për euron dhe mungesën e ndihmës nga qeveria

Viti i vështirë i “Made in Albania”! Dilemat për euron dhe mungesën e ndihmës nga qeveria

Recent News

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

15:30 | 28/12/2025
Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

15:00 | 28/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar