• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Viti i vështirë i “Made in Albania”! Dilemat për euron dhe mungesën e ndihmës nga qeveria

nga Fast News
1 year më parë
në Biznes
0
Viti i vështirë i “Made in Albania”! Dilemat për euron dhe mungesën e ndihmës nga qeveria
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

Viti 2023 nuk po mbyllet i mbarë për prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë. Faktorët e shkaktuar nga situata gjeopolitike, si rritja e kostove apo ngadalësimi i ekonomisë u rënduan edhe nga elementët e brendshëm, si zhvlerësimi i euros dhe mungesa e fondeve.





Kjo situatë i ka vendosur vendosur në vështirësi serioze eksportuesit dhe kryesisht, ata që prodhojnë veshje dhe këpucë me material porositësi, që ndryshe njihen si fasonët. Prej muajsh, ata kanëë dhënë alarmin dhe kanë kërkuar ndërhyrje nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë për të amortizuar kostot e shkaktuara nga luhatjet e kursit të këmbimit dhe rënia drafstike e euros, monedhë në të cilën realizojnë të gjithë aktivitetin e tyre. Paralajmërimi i fundit është nisja e protestave nga punonjësit përpara kryeministrisë në fillim të janarit.

Kjo pais ashtu sic deklarojnë drejtuesit e Pro Eksport Albania, shoqata që mbron interesat e fasonistëve, vetëm në treg javët e fundit, janë pushuar nga puna mbi 1 mijë punonjës.

Por si është realisht situata me eksportet?

Të dhënat e Institutit të statistikave tregojnë se ka një tkurrje të ndjeshme të tyre, nga 42 miliardë lekë në në nëntorit të vitit të kaluar, në 33 miliardë në nëntor të këtij viti.

Rënia është edhe më e ndjeshme nëse e shohim pak më të shtrirë në kohë. Gjatë këtij viti, me përjashtim të dhjetorit, rënia e eksporteve vlerësohet me rreth 44 miliardë lekë ose gati 10% më pak kundrejt 2022-it. Por cilat janë industritë që janë goditur më shumë dhe rrjedhimisht, kanë shënuar edhe rënien më të fortë në prodhim gjatë këtij viti?

Sic duket edhe nga grafiku, dy janë grupet më të prekura: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, kryesisht për shkak të rënies së eksporteve të energjisë dhe grupi “Tekstile dhe këpucë”, që nënkupton sektorin fason.

Por pse prodhimi shqiptar dhe rrjehdimisht edhe eksporti “Made in Albania” ndodhet në këto kushte?

Bazuar në vrojtimet e shoqatave të biznesit, kemi evidentuar katër faktorë kryesorë që po rrëzojnë eksportet: mungesa e fuqisë punëtore; zhvlerësimi i euros; mungesa e fondeve dhe korrupsioni.

Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, dy institucionet drejt të cilave drejtohen kërkesat e eksportuesve dhe veçanërisht fasonistëve, e kanë bërë tashmë të ditur qëndrimin e tyre: Kursi i këmbimit është i lirë dhe nuk mund të ndërhyhet. Nga ana tjetër, qeveria nuk mund të krijojë precedent, duke favorizuar një industri kundrejt një tjetre.

Në këto kushte, eksportuesit kanë pak zgjidhje. E para, t’i paraqesin qeverisë kërkesa, që ajo mund t’i plotësojë pa pasur shumë kosto dhe që nënkuptojnë, vetëm cështje proceduriale. E dyta, të riorganizohen brenda vetës, për të kaluar nga fason në biznes me cikël të mbyllur. Një rrugë jo e lehtë për t’u përshkruar veçanërisht në periudha krize, por e vetmja që iu mbetet.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ç’të bëni kur jeni të lodhur nga mediat sociale

Para

Rama prezanton asistentin virtual në e-Albania: Do të ndihmojë qytetarët ditë-natë

Para
Rama prezanton asistentin virtual në e-Albania: Do të ndihmojë qytetarët ditë-natë

Rama prezanton asistentin virtual në e-Albania: Do të ndihmojë qytetarët ditë-natë

Të Gjitha

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

nga Fast News
10:13 | 24/06/2025
0

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

nga Fast News
10:07 | 24/06/2025
0

Konflikti Izrael-Iran-SHBA,  pasojat e luftës, cfarë na pret?

Konflikti Izrael-Iran-SHBA, pasojat e luftës, cfarë na pret?

nga Fast News
10:03 | 24/06/2025
0

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

nga Fast News
09:50 | 24/06/2025
0

Recent News

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

10:13 | 24/06/2025
Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

10:07 | 24/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar