• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Programimi, dega e së ardhmes preferencë edhe e vajzave

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Programimi, dega e së ardhmes preferencë edhe e vajzave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Programimi është një degë përgjithësisht e preferuar nga djemtë por gjithnjë e më shumë po preferohet edhe nga vajzat. Një prej tyre është edhe 18 vjeçarja Eimi Zajmi, e cila ndjek shkollën profesionale për TIK, por punon edhe si programuese për kompani të huaja dhe shqiptare.

Eimi Zajmi, sapo ka mbushur 18 vjeç dhe prej më shumë se një viti punon si inxhiniere e pavarur softuerësh, me projekte brenda dhe jashtë Shqipërisë.



Sekretet e programimit, Eimi i ka mësuar në shkollën profesionale publike në Tiranë, Hermann Gmeiner. Edhe pse është ndër të paktat vajza në klasë që mëson për këtë profesion të dominuar nga djemtë, ajo ka arritur të spikasë edhe duke u vlerësuar në konkurse.

“Jam Eimi Zajmi, 18 vjeç. Jam në vitin e tretë dhe studioj për softuere inxhiniering. Nuk mendoj aspak se është vetëm një degë për djem. Edhe vajzat duhet të angazhohen në këtë degë që sjell fitime dhe është qejf. E mora idenë nga kushërira dhe më pëlqeu shumë kur më tregoi për aktivitetet dhe gjërat që bëhen në shkollë. Kam edhe një vit.

Pastaj do vazhdoj universitetin po për këtë degë. Shkolla na ofron praktika profesionale me detyrim. Por dhe vete jam angazhuar për të bërë punë për kompani të ndryshme për jashtë dhe brenda. Si freelencer. Edhe pse jam më shkollë punoj si freelencer. Kam pasur fitime shumë të mira. Edhe shkollën e bëj edhe punën e bëj dhe kjo më pëlqen shumë. Unë bëj menaxhim detabazesh, web developing.

Në klasën ku jam unë jemi vetem 8 vajza dhe 24 djem. Jemi shumë larg barazisë. Nuk është një gjë shumë e vështirë. Vitet e fundit shumë me shumë vajza po i bashkohen shkollës tone. Është nje degë qe po përqafohet nga vajzat”.

Shkollën e nisi me skepticizëm por Eimi thotë se fitimet janë të mira dhe të ardhmen e shikon në programim dhe thotë se është shumë lumtur për zgjedhjen që ka bërë.

“Minimumi ka qenë 50 euro dhe maksimumi 100-200 euro. Janë shume ok se me mbulojnë shpenzimet e mia. Para ca ditësh morëm pjesë tek një projekt dhe morëm një çmim special inë dhe dy shoqet e mia. Kur nisa të bëja punën e parë nuk e besoja. U ndjeva shumë krenare për veten. Familja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm qe te nisja shkollën profesionale.

Në fillim doja te shkoja në gjimnaz të përgjithshëm ku iku dhe shoqëria ime. Sot jam e lumtur që ndoq profesionalen sepse sot jam më e rregulluar se shoqëria ime. Bëjmë lënde profesionale dhe normale. Kam punuar për një kompani në Amerikë. Kam bërë një faqe uebi për një kompani në Suedi. Këto kompani që kam punuar unë më kanë kontaktuar kua nëpërmjet linkedin”, tregoi 18 vjeçarja/ portalishkollor

Etiketa: aktualitet
Pas

Shtëpitë po jepen me ditë për turistët, shtrenjtohen me 35% qiratë mujore

Para

Mosha e duhur për të ndryshuar karrierë

Para
Mosha e duhur për të ndryshuar karrierë

Mosha e duhur për të ndryshuar karrierë

Të Gjitha

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025
Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar