• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Greva e aktorëve të Hollivudit për kufizimin e përdorimit të inteligjencës artificiale

nga Fast News
2 years më parë
në Teknologji
0
Greva e aktorëve të Hollivudit për kufizimin e përdorimit të inteligjencës artificiale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorët e Hollivudit ndodhen në grevë duke kërkuar kufizimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në prodhimet e filmave. Ata shpresojnë të arrijnë të njëjtin sukses me skenaristët, të cilët i dhanë fund kohët e fundit grevës së tyre 5 mujore, pasi arritën një marrëveshje me studiot e mëdha.

Marrëveshja që i dha fund grevës së skenaristëve përfshin mbrojtjen nga studiot, të cilat përdorin inteligjencën artificiale për të “shkruar apo rishkruar materiale artistike”. Anëtarja e sindikatës, Angela Jorgensen, thotë se kjo është e “jashtëzakonshme”.



“Vendosja e kufizimeve për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe moslejimi që ajo të aftësohet për vepra që krijojmë ne skenaristët, do të na ndihmojë që të ruajmë vendet tona të punës”.

Studiove do t’u kërkohet që t’u tregojnë skenaristëve në rast se materialet që u jepen atyre janë prodhuar nga inteligjenca artificiale, ndërsa skenaristët do të jenë të lirë të përdorin programe të inteligjencës artificiale, si ChatGPT, nëse ata duan. Skenaristit Al Septien thotë se kjo është një fitore.

“Ne mund të përdorim inteligjencën artificiale nëse duam, por nuk detyrohemi ta bëjmë një gjë të tillë. Dhe përdorimi i inteligjencës artificale nuk zvogëlon pagesën, autorësinë apo rolin e skenaristit, kjo është diçka e madhe”.

Disa skenaristë po vazhdojnë të mbështesin aktorët që gjenden në grevë, të cilët janë gjithashtu të shqetësuar për përdorimin e inteligjencës artificiale. Aktori Ron Song thotë se beteja për mos përdorimin e kopjeve “digjitale” të aktorëve nis që kur shkruhet skenari.

“Nëse ka shmangie të çështjeve që lidhen me inteligjencën artificiale, apo ka paqartësi mbi përdorimin në përjetësi të saj, si për shembull, që të përdoret në përjetësi pa miratimin e aktorit, apo nëse është pjesë e kontratës, që parashikon largimin e aktorit nga prodhimi kinematografik, nëse nuk firmos një marrëveshje që lidhet me përdorimin e saj, atëherë e gjithë kjo ka lidhje me inteligjencën artificiale”.

Marrëveshja e re tre vjeçare për skenaristët përfshin edhe rritje të pagave dhe pagesa shtesë për prodhimet që transmetohen në platforma në internet. Skenaristja Jasmyne Peck tha se ishte inkrurajuar nga ajo pjesë e marrëveshjes, që zgjeron mundësitë për skenaristët që deri tani kanë qenë më pak të përfaqësuar.

“Skenaristë afro-amerikanë, skenaristë me aftësi të kufizuara, apo çdokush që vjen nga një popullsi që historikisht nuk ka qenë në vijën e parë të kësaj industrie”, shprehet ajo.

Deri më tani nuk ka pasur një deklaratë nga ana e Aleancës së Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit mbi detajet e marrëveshjes së arritur me skenaristët. Drejtuesit e këtij rrjeti rifilluan të hënën bisedimet me sindikatën e aktorëve Screen Actors Guild./ VOA

Etiketa: aktualitet
Pas

7 gabimet më të shpeshta në komunikim

Para

Anketa për shërbimet online të qeverisë: Bizneset e vogla, më skeptiket për korrupsionin dhe barrën administrative

Para
Anketa për shërbimet online të qeverisë: Bizneset e vogla, më skeptiket për korrupsionin dhe barrën administrative

Anketa për shërbimet online të qeverisë: Bizneset e vogla, më skeptiket për korrupsionin dhe barrën administrative

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar