Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Anketa për shërbimet online të qeverisë: Bizneset e vogla, më skeptiket për korrupsionin dhe barrën administrative

nga Fast News
3 years më parë
në Biznes
0
Anketa për shërbimet online të qeverisë: Bizneset e vogla, më skeptiket për korrupsionin dhe barrën administrative
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimet online të ofruara nga qeveria nëpërmjet e-Albania apo platformave të tjera nuk e kanë ulur korrupsionin dhe as barrën administrative. Është ky mendimi i bizneseve të vogla, me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, që ka rezultuar nga anketa e Këshillit të Investimeve. Anketa u publikua gjatë mbledhjes së Këshillit të Investimeve dhe u realizua në korrik të këtij viti. Ajo synonte të pasqyronte mendimin e bizneseve për cilësinë e shërbimeve publike digjitale.

56% e të anketuarve thanë se marrja e shërbimeve publike administrative në mënyrë elektronike e ka reduktuar barrën administrative për kompaninë e tyre, 36% thanë deri diku dhe 10% u përgjigjën që nuk e ka reduktuar. 79% e subjekteve që mendojnë se barra administrative nuk është reduktuar janë biznese me xhiro vjetore deri në 14 mln lekë të cilat ofrojnë shërbime.

44% e të anketuarve janë përgjigjur se marrja e shërbimeve publike administrative në mënyrë elektronike ka reduktuar praktikat korruptive në kompaninë e tyre, 34% thanë deri diku dhe 17% u përgjigjën që nuk i ka reduktuar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sërish bizneset e vogla janë më skeptiket. 72% e subjekteve që mendojnë se praktikat korruptive nuk janë reduktuar janë biznese me xhiro vjetore deri në 14 mln lekë dhe që ofrojnë shërbime.

37% e të anketuarve thanë se ishin të kënaqur me eksperiencën në platformën e-Albania dhe 41% ishin deri diku të kënaqur.

Bizneset janë më optimiste për pagesën e taksave online, me 45% që ishin plotësisht të kënaqur dhe 36% deri diku të kënaqur.

Edhe për fiskalizimin, 44% e të anketuarve ishin plotësisht të kënaqur dhe 34% deri diku të kënaqur.

Për platformën e-Albania, elementet më pak të vlerësuar në portal janë:

  1. Siguria e të dhënave
  2. Procedura e ankimimit
  3. Vonesa në marrjen e shërbimit
  4. Asistenca në marrjen e shërbimit – vonesa në kthim përgjigje, vështirësi në ndërveprimin me institucionet.

45% e bizneseve thanë se ishin të  gatshëm jeni për të përdorur pagesën online për shërbimet publike për të cilat mund të ofrohet si opsion në platformat online, 34% deri diku të gatshëm dhe 20% aspak të gatshëm.

Këshilli i Investimeve në konkluzionet e anketimit konstaton se Biznesi në përgjithësi është i kënaqur me ofrimin e shërbimeve publike elektronike të cilat kanë ndikuar në uljen e barrës administrative dhe praktikat korruptive për shkak të shmangies së kontaktit fizik me administratën publike.

Vërehet një mungesë e digjitalizimit në nivel vendor, shërbimet elektronike të të cilit konsiderohen në nivel bazë nga ana e sipërmarrjes.

Vlerësohet e-Albania si portal lehtësisht i aksesueshëm por, si elementë më problematikë gjatë përdorimit të platformës e-Albania vlerësohen: (1) Siguria (2) Ankimimi (3) Marrja në kohë e shërbimit (4) Asistenca. 4. Agjencia Shtetërore e Kadastrës cilësohet si institucioni më problematik në lidhje me përfitimin e shërbimeve online (brenda platformës e-Albania) dhe mbështetjes së ofruar në marrjen e shërbimeve.

Biznesi është i gatshëm të përdorë pagesat online për përftimin e shërbimeve elektronike, por problematike mbetet çështja e sigurisë së të dhënave.

Pavarësisht se mbështet ofrimi i shërbimeve online, biznesi kërkon ri- hapje edhe të pikave fizike për përftimin e shërbimeve për arsye të pamundësisë së përdorimit të platformave online apo edhe mungesës së mbështetjes institucionale.

Etiketa: aktualitet
Pas

Greva e aktorëve të Hollivudit për kufizimin e përdorimit të inteligjencës artificiale

Para

Banka Botërore optimiste për ekonominë shqiptare, rrit parashikimin për rritjen në 3.6% këtë vit

Para
Banka Botërore optimiste për ekonominë shqiptare, rrit parashikimin për rritjen në 3.6% këtë vit

Banka Botërore optimiste për ekonominë shqiptare, rrit parashikimin për rritjen në 3.6% këtë vit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

nga Fast News
09:30 | 08/06/2026
0

Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

nga Fast News
09:09 | 08/06/2026
0

A po fillon flluska?! Numri i pronave të shitura ra me 35% në gjysmën e dytë të 2025, sipas BSH

A po fillon flluska?! Numri i pronave të shitura ra me 35% në gjysmën e dytë të 2025, sipas BSH

nga Fast News
09:01 | 08/06/2026
0

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet/ Kurti bie me 6%, ja kush u rrit

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet/ Kurti bie me 6%, ja kush u rrit

nga Fast News
08:30 | 08/06/2026
0

Recent News

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

09:30 | 08/06/2026
Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

09:09 | 08/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora