• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Si ta marrësh veten pasi të pushojnë nga puna?

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Lifestyle
0
Si ta marrësh veten pasi të pushojnë nga puna?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa pushimet nga puna të korporatave janë ende nën nivelet para pandemisë, një valë pushimesh nga puna e profilit të lartë, i ka lënë punonjësit në ankth. Që nga fillimi i vitit 2023, më shumë se 350 kompani teknologjike kanë pushuar nga puna mbi 100,000 punonjës.

Pushimet nga puna nuk po godasin vetëm industrinë e teknologjisë: Ne kemi parë gjithashtu shkurtime në media, financa, shitje me pakicë dhe sektorë të tjerë. Dhe edhe nëse të dhënat sugjerojnë se pushimet nga puna mund të mos jenë aq të përhapura sa mendojmë ne, ato janë një fakt për të ata që tashmë janë pushuar.



Nëse jeni pushuar nga puna, nuk jeni vetëm. Por, si ta merrni veten nga kjo ngjarje? Provoni t’i drejtoheni psikologjisë pozitive, e cila fokusohet në pikat e forta për të ndërtuar qëndrueshmëri, mirëqenie dhe një ndjenjë kuptimi në atë që bëjmë. Ja se si ekspertët thonë se mund t’i përdorni ato për t’u rikuperuar pas pushimit nga puna.

  1. Jepini vetes një “kohë përpunimi”

Mund të jetë joshëse të përpiqeni të qetësoni ankthin duke u përpjekur të gjeni një punë tjetër menjëherë. Por, është e rëndësishme të bëni një hap prapa dhe t’i jepni vetes kohë për të kuptuar atë që ndodhi, e më pas kontaktoni edhe të tjerët. Për të ruajtur një ndjenjë të fortë lidhjeje pas një pushimi nga puna, takohuni rregullisht për kafe ose shëtitje me miqtë. Kjo jo vetëm që do t’ju nxjerrë nga shtëpia, por do t’ju lejojë të kultivoni miqësinë, e cila është e nevojshme për mirëqenien emocionale.

  1. Bëhuni avokati i vetes

Mund t’ju duket e padrejtë që jeni pushuar pikërisht ju, veçanërisht nëse kolegët tuaj kanë arritur të mbajnë punën e tyre. Ju mund të mendoni se vlera juaj si punonjës ka humbur, duke ju bërë të vini në dyshim aftësitë tuaja dhe performancën e kaluar. Përveç kësaj, humbja e punës shoqërohet zakonisht me presion të madh të brendshëm dhe të jashtëm për të gjetur shpejt një tjetër. Është e rëndësishme që të ndahet veprimi i pushimit nga puna, nga vlera juaj si punonjës. Duke i dhënë vetes hapësirë dhe kohë për të reflektuar, dhe duke u mbështetur në rrjetin tuaj të mbështetjes, mund të bëni “avokatin e vetes”, një zë që ju kujton se pushimi nga puna nuk është përcaktues për pjesën tjetër të karrierës suaj, ose të vetëvlerësimit tuaj.

  1. Reflektoni rregullisht

Reflektimi për karrierën tuaj dhe analizimi i asaj që ju pëlqen ose jo në rolet e mëparshme, mund t’ju ndihmojë të kuptoni hapat e ardhshëm. Por, duhet ta kaloni atë kohë reflektimi në mënyrë konstruktive, duke parë përpara. Fokusohuni në gjërat që dini, duke reflektuar mbi tërësinë e karrierës suaj, dhe jo vetëm rolin tuaj të fundit. Përpiquni të gjeni kohë rregullisht për të reflektuar, pasi kjo ndihmon që të mos kapeni tek ajo që shkoi keq, gjë që mund t’ju kthejë prapa.

  1. Përqendrohuni te kontrolli

Të pushohesh nga puna, është një kujtesë e fortë se puna e palodhur dhe performanca e mirë nuk garantojnë sigurinë e punës, dhe kjo mund të sfidojë ndjenjën e autonomisë. Rikonfirmoni ndjenjën e asaj që mund të kontrolloni. Merrni pak kohë për të menduar se ku dëshironi të jeni brenda një viti dhe më pas të vendosni jo më shumë se tre synime të mëdha, që mund t’ju ndihmojnë ta arrini atë. Pas vendosjes së këtyre synimeve të mëdha, mund të krijoni një listë me qëllime më të vogla, tremujore, mujore, javore dhe madje ditore. Është në rregull të ndryshoni qëllimet tuaja, nëse ato nuk reflektojnë më atë që dëshironi. Vetëm sigurohuni që të kuptoni pse po i ndryshoni ato dhe për çfarë doni të punoni në vend të kësaj. Ndërsa nuk mund të prisni të ndiheni më mirë brenda natës, zbatimi i psikologjisë pozitive në praktikë, mund t’ju ndihmojë të përmirësoni gjendjen mendore më shpejt. Me to, ju mund të rrisni besimin dhe mirëqenien tuaj, si dhe të rriteni për rolin tuaj të ardhshëm./ indeed

Pas

Punësimi i të rinjve, Zvicra dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje

Para

Shqiptarët zgjedhin euron, nuk jep efekt nisma e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin

Para
Shqiptarët zgjedhin euron, nuk jep efekt nisma e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin

Shqiptarët zgjedhin euron, nuk jep efekt nisma e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin

Të Gjitha

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Recent News

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025
Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

08:19 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar