• Home
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Finance
  • Opinion
  • Bota
  • Teknologji
  • Të Tjera
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Finance
  • Opinion
  • Bota
  • Teknologji
  • Të Tjera
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët zgjedhin euron, nuk jep efekt nisma e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin

nga Fast News
22:08 | 03/03/2023
në Aktualitet, Finance
0
Shqiptarët zgjedhin euron, nuk jep efekt nisma e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa euro ka prekur nivele shumë të ulëta në tregun e këmbimit valutor, shqiptarët mbeten të lidhur me monedhën europiane. Rritja e ndjeshme e depozitave dhe kredive në euro tregon qartazi se nisma e ndërmarrë disa vite më parë për deuroizimin e ekonomisë nga Banka e Shqipërisë, nuk po jep efekt.

Në raportin e publikuar mbi ecurinë e procesit të deeuroizimit, institucioni mbikëqyrës bankar evidenton dy ndryshime kryesore: rritja e mëtejshme e depozitave në valutë dhe rritja e depozitave në monedhën vendase me afat maturimi mbi një vit.



Zgjerimi i depozitave në valutë pasqyron një zhvillim në kahun e kundërt me objektivat e masave të Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin, ndërsa rritja e depozitave në monedhën vendase me afat mbi një vit pasqyron një zhvillim pozitiv, pasi kështu bankat kanë burime më të qëndrueshme likuiditeti dhe ofrojnë më shumë alternativa për klientët që dëshirojnë të investojnë në terma afatgjatë në monedhën vendase.

Depozitat në valutë shënuan nivelin 55% të totalit të depozitave të klientëve, rreth 1.7 pikë përqindje (pp) më lart se fundi i gjashtëmujorit të kaluar dhe 3.2 pp më lart se një vit më parë. Depozitat me afat mbi një vit në monedhën vendase kanë shënuar rritje krahasuar me fundin e gjashtëmujorit të kaluar, duke arritur në 17.1% të totalit, nga 14.5% gjashtë muaj më parë dhe 14.8% një vit më parë;

Kreditë në valutë arritën në 52% të tepricës së kredive, ose 0.8 pp më shumë sesa në fund të muajit qershor 2022 dhe 0.9 pp më shumë se një vit më parë. Kreditë e pambuluara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit përbëjnë 34.3% të kredive në valutë, duke ruajtur nivelin e fundit të gjashtëmujorit të kaluar dhe duke rënë me 2.8 pp ndaj një viti më parë.

Pas

Si ta marrësh veten pasi të pushojnë nga puna?

Para

G-20-ta, lufta, ekonomia, politika në fokus

Para
G-20-ta, lufta, ekonomia, politika në fokus

G-20-ta, lufta, ekonomia, politika në fokus

Të Gjitha

Këtë vit, turizëm pa kamarierë

Këtë vit, turizëm pa kamarierë

nga Fast News
10:00 | 28/05/2023
0

4 tiparet që duhet të ketë çdo lider

4 tiparet që duhet të ketë çdo lider

nga Fast News
08:30 | 28/05/2023
0

Formula e re e vlerës për kompensimin e pronave, përcaktohet procedura e trajtimit të dosjeve

Formula e re e vlerës për kompensimin e pronave, përcaktohet procedura e trajtimit të dosjeve

nga Fast News
10:30 | 27/05/2023
0

Qeveria ndryshon ligjin e pronave, ja risitë

Qeveria ndryshon ligjin e pronave, ja risitë

nga Fast News
10:00 | 27/05/2023
0

Recent News

Këtë vit, turizëm pa kamarierë

Këtë vit, turizëm pa kamarierë

10:00 | 28/05/2023
4 tiparet që duhet të ketë çdo lider

4 tiparet që duhet të ketë çdo lider

08:30 | 28/05/2023

Categories

  • Aktualitet
  • Biznes
  • Bota
  • Ekonomi
  • Finance
  • Foto
  • Kronikë
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Sport
  • Të gjitha
  • Të Rëndësishme
  • Teknologji
  • Vizatimore

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Albania

© 2023 Dev by : Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Finance
  • Opinion
  • Bota
  • Teknologji
  • Të Tjera

© 2023 Dev by : Techzero1.com