Fasha 800 kilovat orë e energjisë nuk do të zbatohet as në dhjetor. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama. “Për çështje dy tre ditësh ministrja e energjisë do të informojë publikun me qëndrimin tonë. Besoj se në kushtet kur kemi pasur reshje asnjëherë të mjaftueshme për hir të së vërtetës, nuk jemi në drejtim të vendosjes së fashës për muajin dhjetor, të paktën nga informacionet që unë kam. Megjithatë informacionin e plotë do ta japë ministrja“, u shpreh kryeministri.
Në shtator Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi rritjen e çmimit për fashën mbi 800 KËH në 42 lekë/kwh (nga 9.5 që është sot) për periudhën tetor-dhjetor, si një masë për tu përballur me krizën energjetike që erdhi nga çmimet e larta të importit, që kaluan 500 euro/mwh, Kjo masë prekte deri në 12% të familjeve në muajt e dimrit, kur konsumi rritet.
Enti u tërhoq nga vendimi në tetor dhe nëntor, për shkak të përmirësimit të situatës hidrike që shtoi prodhimin e naftës në vend, si dhe uljes së konsumit të energjisë në vend. Më herët, drejtues të Ministrisë së Energjetikës kanë bërë të ditur se nëse situata energjetike në vend vijon të jetë e mirë, fasha nuk do të aplikohet as në muajt e ardhshëm.