• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Përplasi të miturën me skaf, Gledis Nano merr vendimin për oficerin e policisë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Përplasi të miturën me skaf, Gledis Nano merr vendimin për oficerin e policisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ka reaguar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit në Himarë.

Një efektiv policie që drejtonte një skaf, përplasi për vdekje një fëmijë të mitur.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Avdia, për humbjen e jetës së vajzës së tyre 7-vjeçare, e cila u godit nga një mjet lundrues. Për Policinë e Shtetit keqardhja dhe përgjegjësia për këtë ngjarje është e dyfishtë, përveç se në nivel institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, si prindër, si familjarë dhe si bashkëqytetarë të këtij vendi.

Ndërkohë, Drejtor Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.



Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shpreh mbështetje dhe inkurajon grupin hetimor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Pas

Del harta/ Këto do të jenë dy ditët me temperature ekstreme në Shqipëri

Para

Zbardhen detaje të reja/ Familja nga Tropoja ishte kthyer nga Anglia për pushime

Para
Zbardhen detaje të reja/ Familja nga Tropoja ishte kthyer nga Anglia për pushime

Zbardhen detaje të reja/ Familja nga Tropoja ishte kthyer nga Anglia për pushime

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

nga Fast News
12:18 | 20/12/2025
0

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

nga Fast News
12:12 | 20/12/2025
0

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

nga Fast News
12:00 | 20/12/2025
0

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

nga Fast News
11:37 | 20/12/2025
0

Recent News

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

12:18 | 20/12/2025
Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

12:12 | 20/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar