• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Beteja e Donald Trump/ Ja sa vite burg rrezikon ish-presidenti i SHBA nëse FBI i gjen dokumentet

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Beteja e Donald Trump/ Ja sa vite burg rrezikon ish-presidenti i SHBA nëse FBI i gjen dokumentet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump mund të ndalohet të mbajë poste publike.

Kjo do të ndodhë nëse ai shpallet fajtor për keqpërdorimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë, pasi ka dyshime se në materialet që FBI ka gjetur në rezidencën e tij luksoze Mar-a-Lago janë konfidenciale dhe janë marrë pa të drejtën e tij gjatë shpërnguljes nga Shtëpia e Bardhë.





Nëse kjo gjë vërtetohet, atëherë saga ligjore do të jetë një zhvillim ‘bombastik’ që do të hidhte në tokë shpresat e tij për një rikandidim për postin e Presidentit në zgjedhjet e vitit 2024.

Sipas ligjit federal në Amerikë një person i dënuar për keqpërdorimin e dokumenteve ndalohet të mbajë ndonjë post zyrtar në SHBA.

“Nëse Trump dënohet sipas këtij statuti federal, atij do t’i ndalohet të mbajë çdo detyrë, përfshirë zyrën e presidentit”, tha ish-prokurorja federale Neama Rahmani për DailyMail.com.

Rezidenca e Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida u bastis nga FBI të hënën dhe aksioni thuhet se është pjesë e një hetimi të gjerë, por vetë ish-Presidenti nuk ka deklaruar në mënyrë specifike se çfarë po kërkonin agjentët federalë, por tha vetëm se shtëpia e tij ishte “nën rrethim dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh”.

“Trump mund të përballet me ekspozim të rëndësishëm kriminal’ nëse bastisja e FBI-së përcakton se ai shkatërroi të dhënat e qeverisë”, tha Rahmani, i cili është president i avokatëve të Bregut Perëndimor.

Ai tha se Trump ka të ngjarë të akuzohet sipas Kodit të SHBA-së, Titulli 18, Seksioni 2071, i cili përfshin fshehjen ose shkatërrimin e dokumenteve të qeverisë amerikane. Kodi thotë se kushdo që ‘fsheh, heq, gjymton, fshin ose shkatërron me dashje dhe në mënyrë të paligjshme, ose tenton ta bëjë këtë, ose, me qëllim për ta bërë këtë, merr dhe heq çdo procesverbal” mund të gjobitet dhe dënohet me një maksimum prej tre vjet burg.

Dispozita gjithashtu thekson se kushdo që dënohet për fshehjen ose shkatërrimin e të dhënave “do të humbasë detyrën e tij dhe do të skualifikohet nga mbajtja e ndonjë posti nën Shtetet e Bashkuara”.

Kujtojmë se Trump mori me vete 15 kuti me materiale kur u largua nga zyra e tij në Uashington D.C., në janar 2021.

Kutitë u kthyen në Arkivin Kombëtar një vit më vonë, në janar 2022, por agjentët të hënën thuhet se po kërkonin të shihnin nëse Trump kishte mbajtur të dhëna presidenciale shtesë ose ndonjë dokument të klasifikuar.

 

Egrjyh
Sfht

 

Pas

Ndryshime në qeveri, shkarkohet zëvendësministrja e Turizmit

Para

Merret vendimi zyrtar, ja çfarë do të ndodhë me Gjykatën e Posaçme dhe SPAK

Para
Merret vendimi zyrtar, ja çfarë do të ndodhë me Gjykatën e Posaçme dhe SPAK

Merret vendimi zyrtar, ja çfarë do të ndodhë me Gjykatën e Posaçme dhe SPAK

Të Gjitha

Shtohen makinat në rrugë, gati gjysma e tyre të vjetra

Shtohen makinat në rrugë, gati gjysma e tyre të vjetra

nga Fast News
10:12 | 23/07/2025
0

Artur Roshi: Reforma Territoriale është propagandë e Ramës, jo zhvillim real

Artur Roshi: Reforma Territoriale është propagandë e Ramës, jo zhvillim real

nga Fast News
09:56 | 23/07/2025
0

“Në anën e duhur të historisë?”

“Në anën e duhur të historisë?”

nga Fast News
09:51 | 23/07/2025
0

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

nga Fast News
09:44 | 23/07/2025
0

Recent News

Shtohen makinat në rrugë, gati gjysma e tyre të vjetra

Shtohen makinat në rrugë, gati gjysma e tyre të vjetra

10:12 | 23/07/2025
Artur Roshi: Reforma Territoriale është propagandë e Ramës, jo zhvillim real

Artur Roshi: Reforma Territoriale është propagandë e Ramës, jo zhvillim real

09:56 | 23/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar