Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Halit Valteri kallëzon në SPAK Metën, Kryemadhin dhe Vangjel Tavon

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Halit Valteri kallëzon në SPAK Metën, Kryemadhin dhe Vangjel Tavon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti Halit Valteri ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon. Ai i akuzon ata për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre. Në arsyetimin e tij, Valteri thekson se disponon të dhëna që ngrenë dyshime për konsumimin e këtyre veprave penale.

“Fshehja e të ardhurave

“Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet”.

Mospagimi i taksave dhe tatimeve

“Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, me gjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Korrupsioni aktiv në sektorin privat

“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues në shoqëri tregtare ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose moskryer një veprim në kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.”

Korrupsioni pasiv në sektorin privat

“Kërkimi a marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt a i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”.

Shpërdorimi i detyrës

“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin,që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës,nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime material ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet”, thuhet në kallëzimin e tij.

“Në bazë të fakteve të konstatuara, dokumente, sjellje, akte të cilat do t‘i përmend në vijim, ju paraqes këtë kallëzim penal, duke ju bërë prezent të gjitha shkeljet me natyrë penale, të cilat pretendoj se duhet të hetohen në mënyrë të thellë e të gjithanshme, pasi ngarkojnë me përgjegjësi të rëndë ligjore të natyrës penale personat që i kanë kryer dhe që unë i kallëzoj, të përfshirë në veprime të paligjshme, në kushtet kur kanë sjellë pasoja shumë rënda interesit publik”, thuhet më tej./A2/

Pas

Fëmijët nuk thonë që kanë ankth, por e tregojnë në shumë mënyra. Ja kur duhet të shqetësoheni…

Para

Tragjike/ Vajza shkon në banesën e prindërve dhe i gjen të vd ekur, shokohet kur zbulon se i ati…

Para
Tragjike/ Vajza shkon në banesën e prindërve dhe i gjen të vd ekur, shokohet kur zbulon se i ati…

Tragjike/ Vajza shkon në banesën e prindërve dhe i gjen të vd ekur, shokohet kur zbulon se i ati...

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

nga Fast News
12:00 | 14/03/2026
0

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

nga Fast News
11:00 | 14/03/2026
0

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

nga Fast News
10:30 | 14/03/2026
0

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

nga Fast News
10:00 | 14/03/2026
0

Recent News

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

12:00 | 14/03/2026
OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

11:00 | 14/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora