• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gjysh Selimi nga Gjiri i Lalzit “investitor strategjik”, babai i ish drejtorit të UKT Redi Molla do të ndërtojë hotel me 5 yje në Durrës me një kompani 100 lekëshe

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Gjysh Selimi nga Gjiri i Lalzit “investitor strategjik”, babai i ish drejtorit të UKT Redi Molla do të ndërtojë hotel me 5 yje në Durrës me një kompani 100 lekëshe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji i grabitjes së pasurive publike, i njohur ndryshe si ligji i investimeve strategjike, po prodhon afera nga më të paimagjinueshmet.

Pas burrit të ministres Olta Xhaçka, gaztorit Gaz Paja, kushurinjve të Damian Gjiknurit, etj, Prapaskena zbulon se investitor strategjik është shpallur edhe një gjysh 73-vjeçar nga Gjiri i Lalzit, pronar i një kompanie fantazmë me kapital 100 lekë dhe pa aktivitet.





Gjysh Selimi do ndërtojë hotel me 5 yje me vlerë miliona euro! Në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë!

Bëhet fjalë për Selim Mollën, babain e Redi Mollës, i cili më parë ka qenë drejtor i Ujësjellësit të Tiranës, i lakuar për përfshirje në disa linja korrupsioni me tenderat. Selim Molla, pa historik biznesi, në shtator të vitit 2020 ka themeluar kompaninë Restur, me objekt zhvillimin e investimeve në fushën e hoteleri-turizmit. Më pas, Selim Molla, me kompaninë Restur është bërë aksioner me 24% tek kompania Mediterranean Investment Group, themeluar një javë më pas, duke kontribuar me 200 mijë USD.

Në 2 shtator 2020 Selim Molla themelon kompaninë Restur me 100 lekë, ndërsa në 10 shtator 2020, hedh 200 mijë euro tek kompania Mediterranean Investment Group.

Po ku i mori Selim Molla 200 mijë euro për t’i investuar në kompaninë Mediterranean Investment Group?
Mos vallë janë paratë e korrupsionit të të birit si ish drejtor dhe aktualisht administrator i kompanisë publike të ndërtimit të Bashkisë Tiranë?

A janë në dijeni të lëvizjes së parave organet ligjzbatuese dhe a kanë nisur ndonjë hetim?
Historia nuk mbaron këtu. Kompania Mediterranean Investment Group me 4 aksionerë të tjerë po aq të dyshimtë sa edhe gjysh Selimi, pretendon se është shpallur nga qeveria investitore strategjike, për të ndërtuar një hotel me 5 yje në mes të Durrësit. Vlera e investimit parashikohet mbi 15 milionë euro.

Gjysh Selimi, i cili ka kositur bar dhe si të ardhura ka një pension, do të sjellë kështu në Durrës një brand ndërkombëtar si “IHG Hotels & Resorts”. Nga ana tjetër, i biri Redi Selimit, fsheh edhe një hotel luksoz në Dhërmi, për të cilin do të flasim në vijim./Prapaskena

Pas

“Film” aksion në Tiranë, aksident në Unazë/ Makina futet në korsinë e gabuar dhe përmbyset

Para

Imazhi i parë që shihni, tregon se çfarë problemi keni

Para
Imazhi i parë që shihni, tregon se çfarë problemi keni

Imazhi i parë që shihni, tregon se çfarë problemi keni

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar