Është zbardhur identiteti i drejtuesit të mjetit që humbi jetën në shpërthimin me tritol që ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Saukut, në kryeqytet.
Bëhet me dije se ai quhet Aleksandër Sadikaj.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor që po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.