• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Si ta ruani trupin nga kilet e tepërta gjatë shtatzënisë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Si ta ruani trupin nga kilet e tepërta gjatë shtatzënisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të shtosh peshë gjatë shtatzënisë është më shumë se normale, por përgjithësisht “shqetësimi” më i madh i grave gjatë atyre muajve është marrja e kilogramëve të tepërt. Si të shpëtosh prej tyre dhe si të kthehesh menjëherë në formën që kishe para lindjes? Nëse i ktheni në stil jetese gjatë pritjes së ëmbël gjithë këshillat më poshtë, ju sigurojmë që do të qëndroni fit dhe të shëndetshme gjatë gjithë shtatzënisë.

1. Çohuni nga shtrati duke u rrotulluar anash

Sa më shumë që barku i rrumbullakosur rritet, aq më e pamundur bëhet ndarja e muskujve të barkut. Kjo vjen si pasojë e rritjes së bebushit dhe prej ndryshimeve që pëson trupi si pasojë e hormoneve gjatë shtatzënisë. Edhe pse kjo ndarje muskujsh është e padëmshme, shpesh shkakton siklet dhe parehati duke e bërë barkun të duket edhe më i madh nga ç’është realisht. Për ta shmangur këtë, sa herë doni të çoheni nga shtrati, më parë rrotullohuni anash.

2. Mbani gjithnjë një shishe ujë me vete

Eshtë thelbësore të pish mjaftueshëm ujë gjatë shtatzënisë. Përveç gjithë përfitimeve që vijnë prej tij për shëndetin, do të mbani dhe peshën trupore në kontroll. Të qëndrosh i hidratuar, sidomos gjatë shtatzënisë të ndihmon në formimin e placentës. Nëse herë pas here e ndjeni se e keni të vështirë të pini mjaftueshëm ujë, merrni një shishe dha mbajeni gjithë kohës me vete.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern



3. Largohuni nga teoria “duhet të ha për dy”

Ndonëse nuk është e thjeshtë t’i rezistosh nepseve të shtatzënisë, s’duhet t’i dyfishoni kaloritë që merrni. E dimë që gjatë shtatzënisë të tundon ideja që mund të konsumosh ç’të duash pa u menduar gjatë, por mos harroni se pas lindjes së bebit do t’ju duhet dyfish palestër nëse s’kujdeseni gjatë gjithë kohës. Në fakt, ju keni nevojë për 300 kalori në ditë mbi kaloritë normale që merrni, duke nisur nga tremujori i dytë i shtatzënisë.

4. Vakti më i bollshëm duhet të jetë dreka
E dimë që mund të ndiheni shumë të uritur gjatë natës, por nëse s’doni të merrni kilogramë të panevojshëm, vaktin më të bollshëm konsumojeni gjatë drekës.

5. Mos lini plotësisht pas dore aktivitetin fizik
Të jesh shtatzënë nuk do të thotë të kalosh gjithë ditën në shtratin e rehatshëm, pavarësisht sa tunduese duket. Aktiviteti fizik i rregullt do t’ju ndihmojë për ruajtjen e peshës trupore si dhe do t’ju përmirësojë humorin, që falë hormoneve ndryshon çdo sekondë. Ndonëse nuk rekomandohen të gjithë llojet e aktiviteteve, ecja apo ushtrimet e lehta janë gjithmonë të këshillueshme.

6. Hiqni dorë nga pijet me sheqet
Nuk do t’ju bëjnë asnjë nder përveçse dëm. Janë të varfra në vlera ushyese dhe të pasura në kalori, prandaj shmangini sa më shumë të jetë e mundur.Anabel

Pas

BE-ja dështon të arrijë pajtim për embargon ndaj naftës ruse

Para

Çfarë bën truri kur jemi në gjumë?

Para
Çfarë bën truri kur jemi në gjumë?

Çfarë bën truri kur jemi në gjumë?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

nga Fast News
10:00 | 24/12/2025
0

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

nga Fast News
09:00 | 24/12/2025
0

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

nga Fast News
08:30 | 24/12/2025
0

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

nga Fast News
08:00 | 24/12/2025
0

Recent News

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

10:00 | 24/12/2025
A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

09:00 | 24/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar