• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Kontrolli ar mëve dhe ekstremizmi/ Zbardhet biseda e Presidentit të SHBA-ve me kryeministren e Zelandës së Re

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Kontrolli ar mëve dhe ekstremizmi/ Zbardhet biseda e Presidentit të SHBA-ve me kryeministren e Zelandës së Re
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka lavdëruar kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, për suksesin e saj në uljen e rasteve të ekstremizmit të brendshëm dhe përdorimit të armëve, teksa lideri amerikan po tenton që të bindë Kongresin që të ashpërsojë ligjet për armët, pas dy të shtënave masive në Teksas dhe Nju Jork.

Biseda midis Biden dhe Ardern pritej të përqendrohej në çështjet e tregtisë, klimës dhe sigurisë në Indo-Paqësor, por dy liderët përqendruan bisedën e tyre në kontrollin e armëve.





Ardern me sukses ka arritur të vendosë masa për kontrollin e armëve, pasi një sulmues, supermacist i bardhë, vrau 51 besimtarë myslimanë në dy xhami në Zelandën e Re më 2019. Pothuajse një muaj pas sulmit, Parlamenti i këtij shteti votoi për të ndaluar armët gjysmë-automatike të stilit ushtarak.

Biden u tha gazetarëve në nisje të takimit me Ardern se ai do të takohet “me Kongresin për armët, ju premtoj këtë gjë”, por Shtëpia e Bardhë tha se kalimi i legjislacionit të armëve, në Kongresin e ndarë, nuk do të jetë gjë e lehtë.

Kryeministrja e Zelandës së Re ofroi ndihmën e saj për çështjen e ekstremizmit të brendshëm dhe kontrollit të armëve.

“Eksperienca jonë ka treguar se ne na duhet reformë e armëve, por po ashtu treguar në atë që unë e shoh si çështje ndërkombëtare lidhur me ekstremizmin dhe terrorizmin online”, tha Ardern, pas takimit njëorësh me Bidenin, duke shtuar se për këto dy tema mund të ketë bashkëpunim.

Biden po ashtu vlerësoi punën që Ardern ka bërë për të ulur përhapjen e ekstremizmit në internet dhe tha se dëshiron që të mësojë më shumë nga Zelanda e Re lidhur me këto dy çështje.

Në javët e fundit, në Uvalde të Teksasit, një person vrau 21 persona, përfshirë 19 nxënës në një shkollë fillore. Ndërkaq, në Bufallo të Nju Jorkut, një sulmues vrau dhjetë afrikano-amerikan në një dyqan ushqimor./REL

Pas

Tjetër skandal me tenderat, kush është kryebashiaku i PS që abuzoi me fondin 80 milionë lekë

Para

Shenjat e horoskopit që mund të gjejnë dashurinë në qershor

Para
Disa nga shenjat e zodiakut që do të kenë një fundjavë magjike

Shenjat e horoskopit që mund të gjejnë dashurinë në qershor

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar