Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Socialistët propozojnë emrat e tyre në Grupin Parlamentar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Socialistët propozojnë emrat e tyre në Grupin Parlamentar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
Socialistët po bëhen gati për të nxjerrë propozimin e tyre për emrin e Presidentit të ri të Republikës. Ashtu siç u njoftua një ditë më parë, Partia Socialiste do të mbledhë Grupin Parlamentar, ku pritet që dorëzohen edhe emrat e propozuar për kreun e Shtetit.

Dje, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, njoftoi se është ngritur një grup pune që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual, ku të mërkurën pritet të takohet me opozitën. Megjithatë sipas Ballës kontaktet me opozitën do të nisin që ditën e sotme.

PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Procedura parlamentare për përzgjedhjen e kreut të ri të shtetit do të nisë në 29 prill, me mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve. Sakaq me 20 prill, shumica ka thirrur për konsultime 3 grupet parlamentare të opozitës.

Në këto konsultime do të mungojë Komisioni i Rithemelimit dhe ata të LSI pasi nuk kanë grupe parlamentare në Kuvend.

Por pavarësisht se do të negociohet me qëllimin e gjetjes së një figure konsensuale, edhe pse i kanë votat për ta zgjedhur të vetëm presidentin e ri, socialistët e bëjnë të qartë se nuk do të pranojnë një kandidat që vjen nga radhët e opozitës.

Nga ana tjetër, sot përmbyllet procesi i dorëzimit të kandidaturave nga deputetë socialistë, që do t’i sjellin 3 propozimet e tyre në mbledhjen e grupit në zarf të mbyllur. Ndërkohë që pjesë e procesit të konsultimit do të jenë dhe shoqëria civile si dhe vetë qytetarët, që socialistët i ftojnë të shprehin preferencat e tyre për kandidatët për president përmes postes elektronike.

Socialistët kanë propozuar që seanca e parë, nga 5 seanca që parashikon Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit, të zhvillohet në datën 4 maj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Mallakastër, i rrëzohet mjeti në vendgrumbullimin e inerteve, vd es 59-vjeçari

Para

Kamëz/ Grabitën postën, arrestohet një nga autorët (EMRI)

Para
Kamëz/ Grabitën postën, arrestohet një nga autorët (EMRI)

Kamëz/ Grabitën postën, arrestohet një nga autorët (EMRI)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bie algoritmi kur poston për protestën? Ja çfarë po ndodh realisht

Bie algoritmi kur poston për protestën? Ja çfarë po ndodh realisht

nga Fast News
17:47 | 14/06/2026
0

Po, kafeja ndikon në produktivitet

Po, kafeja ndikon në produktivitet

nga Fast News
17:43 | 14/06/2026
0

Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

nga Fast News
17:41 | 14/06/2026
0

A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

nga Fast News
17:16 | 13/06/2026
0

Recent News

Bie algoritmi kur poston për protestën? Ja çfarë po ndodh realisht

Bie algoritmi kur poston për protestën? Ja çfarë po ndodh realisht

17:47 | 14/06/2026
Po, kafeja ndikon në produktivitet

Po, kafeja ndikon në produktivitet

17:43 | 14/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora