• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Situata më e vështirë që nga 97’/ “Çmenden” çmimet në Shqipëri, ja si kanë ‘fluturuar’ së fundmi

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Ekonomi
0
Situata më e vështirë që nga 97’/ “Çmenden” çmimet në Shqipëri, ja si kanë ‘fluturuar’ së fundmi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Muaji i kaluar shënoi rritjen më të shpejtë të çmimeve në Shqipëri në së paku dy dekada, për shkak të rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar si dhe krizës së gripit të shpendëve në tregun vendës. Të dhënat e publikuara  nga Instituti i Statistikave tregojnë se kostoja e përgjithshme e jetesës u rrit me 5.7%. Kjo është një rritje edhe më e lartë se sa kriza e inflacionit të vitit 2008.

Grupi kryesor i mallrave me rritje çmimesh janë mallrat e nevojës së përdishme, bukë, vaj, zarzavate dhe sheqer. Çmimi i vajit vegjetal është rritur me 22.4%, sipas INSTAT.



Shqiptarët konsumojnë kryesisht vaj luledielli ndërsa vajrat e tjerë si vaji i misrit apo i palmës nuk janë të preferuar Vaji i lulediellit i konsumuar nëpër botë vjen në një masë të konsiderueshme nga zona e Detit të Zi dhe eksportohet nga Rusia dhe Ukraina. Për shkak se Rusia ka vendosur bllokadë detare ndaj porteve të Ukrainës, kjo e fundit nuk është në gjendje të eksportojë rezervat e saj të mëdha në vaj dhe drithra për shkak se lidhjet e saj hekurudhore, të cilat mund të shërbejnë si alternativë ndaj porteve, nuk janë të mjaftueshme për të transportuar volumet e mëdha të transportuara më parë me det. Sipas Reuters, kjo ka ndihmuar indirekt Rusinë që të eksportojë vajin e saj të lulediellit me çmimin rekord prej 2150 dollarë për tonë.

Në Shqipëri, vaji i lulediellit kushton aktualisht rreth 320 lekë për litër nga 220-240 lekë që kushtonte para krizës.

Çmimi i bukës dhe i drithrave është rritur me 16% në mars të këtij viti në krahasim me marsin e vitit të kaluar, sipas INSTAT ndërsa mishi, qumështi dhe vezët janë shtrenjtuar me 10%. Në veçanti vezët u rritën nga 18 në 30 lekë për kokër pasi një grip pulash vrau rreth 10% të stokut të pulave në vend gjatë muajit mars.

Kostoja e transportit u rrit me 20% si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit.

Ndryshe nga çmimet e mallrave të përditshme, çmimet e mallrave të tjerë kanë pësuar inflacion minimal. Mobiljet dhe pajimet e tjera shtëpiake pësuan rritje në masën 1.4% ndërsa veshjet dhe këpucët u shtrenjtuan në masën 1.5%./BIRN

Pas

“U kthye me helikopter” Deklarata e fortë e Berishës, tregon lëvizjen që bëri Alqi Bllako para se të binte në pranga

Para

E rëndë/ Gjendet një 27-vjeçare e mbytur në liqenin e Dibrës, identifikohet nga policia

Para
E rëndë/ Gjendet një 27-vjeçare e mbytur në liqenin e Dibrës, identifikohet nga policia

E rëndë/ Gjendet një 27-vjeçare e mbytur në liqenin e Dibrës, identifikohet nga policia

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar