Një vajzë e vogël vetëm 5-vjeçare kishte dalë nga banesa në Milano të Italisë, në kërkim të të atit të saj, të cilin e sheh shumë rrallë, për shkak të punës së tij me turne.
E vogla mori autobusin e parë që kaloi në rrugë dhe u ngjit mbi të, ende e veshur me pizhame dhe vetëm me çadrën e saj.
Kur u pyet nga shoferi, fëmija u përgjigj duke thënë se do të kërkonte babanë, i cili ishte larguar shumë herët nga shtëpia.
Më pas shoferi lajmëroi policinë, të cilët e kthyen vajzën e vogël në shtëpinë ku ndodhej edhe nëna e saj, e cila nuk kishte vënë re pothuajse asgjë.
Babai, sakaq, ishte larguar herët për të marrë nga shkolla vajzën tjetër të familjes, 10-vjeçare, burri, një punëtor i cili punon me turne, ka orë që shpesh herë nuk përkojnë me ato të fëmijës që kishte ndjerë mungesën e tij.
Kështu, duke mos e parë mëngjesin e së enjte, ajo vendosi të largohej nga shtëpia për ta kërkuar.