• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

103 mijë persona janë në kërkim të punës prej më shumë se 1 viti

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
103 mijë persona janë në kërkim të punës prej më shumë se 1 viti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 11.4 për qind që ishte shkalla totale e papunësisë në fund të tremujorit të fundit të vitit 2021, shkalla e të papunëve në afat të gjatë ishte 7.3%.

Të papunët afatgjatë përbëjnë rreth 64 për qind të te papunëve gjithsej, sipas të dhënave të INSTAT. Megjithëse tregu i punës në disa sektorë po shfaq nevoja emergjente për punonjës, në krahun tjetër ka mijëra persona që kanë më shumë se një vit në kërkim të një pune dhe nuk e kanë gjetur një tillë.

Sipas përcaktimeve të INSTAT të papunë afatgjatë janë personat që kanë qenë të papunë për një vit ose më shumë. Këto janë persona që kanë kërkuar punë për një vit ose për një kohë më të gjatë ose që janë larguar nga puna e tyre e fundit para një viti ose më shumë se një viti. Informacioni për të papunët afatgjatë gjenerohet nga Anketa e Forcës të Punës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, numri i të papunëve në tremujorin e tretë të vitit 2021 ishte 162 mijë persona, por rreth 103 mijë prej tyre ishin të papunë afatgjatë.

Më së shumti ky deformim mes kërkesës dhe ofertës për punë vjen nga mospërputhja e kualifikimeve me nevojat e tregut. Ndërkohë që një pjesë e të madhe e të papunëve janë më arsim të lartë sektorët që kanë nevojë për punonjës janë fabrikat e fasonerive, sektori i hotelerisë që kryesisht kërkon kamerierë, kuzhinierë dhe pastrues.

Teksa papunësia në total erdhi në ulje gjatë vitit 2021, papunësia afatgjatë pati tendencë rritjeje gjatë tremujorit të fundit duke u rritur me 0.4 pikë përqindje në një vit.

Rritja e papunësisë afatgjatë shihet me shqetësim nga ekspertet e tregut të punës pasi krijon premisat që të rrisë numrin e dekurajuarve (persona se besojnë se nuk mund të gjejnë një punë, ndaj dhe nuk e kërkojnë).

Agjencitë e punësimit të gjitha ofertat për punë aktualisht i kanë paga në pragun e nivelit minimal.

Deri në fillim të vitit 2020, tregu i punës në Shqipëri shfaqi prirje pozitive, me rritjen e punësimit dhe pjesëmarrjen e femrave në fuqinë punëtore. Në vitin 2019, shkalla e punësimit arriti në një rekord 61.2 për qind (68.2 për qind). Punësimi u rrit nga 42,000 persona ose 3.4 për qind ndërmjet tremujori i dytë 2018 dhe tremujori i dytë i 2019, dhe më shumë se gjysma e atyre vendeve të reja të punës shkuan për gratë dhe grup moshën kryesore (25-54 vjeç).

Pavarësisht ndaj këtij përmirësimi produktiviteti i punës në Shqipëri është i ulët dhe ka ngecur kohët e fundit. Pjesa më e madhe e punësimit ishte në sektorët me pagave të ulëta.

Edhe pse papunësia e Shqipërisë norma është më e ulët se mesatarja rajonale, shumë prej të punësuarve janë nen punësuar dhe në sektorë me vlerë të ulët pagash. Por pandemia e COVID-19 i përmbysi arritjet në tregun e punës dhe hendeku ende nuk është mbuluar./Monitor/

Pas

10-vjeçarja po luante me vajzat e tij, burri kryen veprime të turpshme me të

Para

Tetë kurat natyrale që funksionojnë vërtetë për lëkurën me yndyrë

Para
Tetë kurat natyrale që funksionojnë vërtetë për lëkurën me yndyrë

Tetë kurat natyrale që funksionojnë vërtetë për lëkurën me yndyrë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

09:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar