Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, në bashkëpunim me CCIT dhe shoqatën Biznes Albania i kanë shkruar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku.
Ata shprehen të shqetësuar në lidhje me rritjen e çmimeve të materialeve të furnizimit si hekur, çimento, tulla, bitum, karburante, gaz, energji elektrike etj, dhe i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë pasi në këtë mënyrë është krijuar një gjendje kolapsi që i detyron shoqerite te nderpresin punimet, dhe si pasoje te mos ndiqet grafiku i parashikuar i realizimit te investimeve.
Gjithashtu, në letër janë renditur dhe propozimet që kjo shoqatë ofron për të gjetur zgjidhje.
Më poshtë letra e plotë:
“Z. Edi Rama
Kryeminister i Shqiperise
Znj. Belinda Balluku
Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Situatat e krijuara si pasoje e luftes ne Ukraine, efektivisht kane krijuar nje gjendje te jashtezakonshme ne aspektin ekonomik ne vendin tone, ku cmimet e materialeve kane pesuar rritje shume te medha pothuajse ne te gjitha materialet e konsumit si hekur, cimento, tulla, bitum, karburante, gaz, energji elektrike etj.
Te gjitha subjektet furnitore nuk respektojne kontratat dhe ndryshojne cmimet e furnizimit dite pas dite, duke krijuar nje situate te paperballueshme per shoqerite e ndertimit ne realizimin e punimeve dhe kontratave per investimet, si me fondet buxhetore ashtu edhe ato me financime te huaja.
Keto rritje cmimesh kane krijuar nje gjendje thuajse kolapsi, qe detyron shoqerite te nderpresin punimet, dhe si pasoje te mos ndiqet grafiku i parashikuar i realizimit te investimeve.
Per te shmangur kete pasoje thellesisht serioze, ju propozojme, si me poshte:
1) Te zbatohet per te gjitha investimet,si ato me fonde buxhetore, ashtu edhe ato me fonde te huaja apo donatore, klauzola 13.8 e librit te verdhe FIDIC, mbi miratimin e variacionit te cmimeve, duke u bazuar ne formulen matematikore te publikuar ne kete klauzole, qe eshte e njohur nderkombetarisht ne te gjitha investimet me kontrata FIDIC. Si variant alternativ mund te zbatohet ajo cka parashikohet ne Kodin Civil, Neni 862
2) Koha deri ne arritjen e nje konsesusi per korrektimin e cmimeve apo stabilizimin e tyre te mos njihet si vonese ne perfundimin e kontrates.
Gjithashtu, duhet theksuar se nderprerja e punimeve do te krijonte nje efekt negativ ekonomik shume te madh, pasi do te mbeteshin pa pune nje armate e tere punonjesish te sektorit.
Persa me siper, do te sugjeronim te merrej ne konsiderate kjo kerkese, duke nxjerre nje udhezim te vecante te K.M, i cili autorizon te gjitha Autoritetet Kontraktore qe te zbatojne kerkesat e parashtruara, gjate te gjithe periudhes se ndermjetme, deri ne nje ristabilizim te gjendjes.
Po ashtu propozojme qe ne bordet tuaja te perfshihen edhe tri artikuj baze te ndertimit hekurbetoni, çimento dhe tulla me bira. Perfshirja e tyre do te reduktonte akoma me teper edhe koefiçientet e permendura me siper te variacionit te çmimeve
Gjykojme se kjo rruge do te kishte jo vetem kosto me te vogla, por edhe pasoja ndjeshem me te ulta, krahasuar me nderprerjen e investimeve.
Jemi ne gatishmeri per te ndihmuar me sqarime perkatese.
Lutemi te analizohet dhe te shikohet realizimi i kesaj kerkese.
Per SH N SH Per Dhomen e Tregtise Per Biznes Albania
z. Artan Dulaku z.Nikolin Jaka z. Luan Bregasi”.