• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Si arrijnë të mbijetojnë banorët e qytetit Jakuck, nën temperaturat -50 gradë Celsius

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Si arrijnë të mbijetojnë banorët e qytetit Jakuck, nën temperaturat -50 gradë Celsius
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga ky moment, harroni çdo koncept që keni për “të ftohtin”. Mos thoni“Jashtë është pak ftohtë, ndaj duhet të vendos shallin rreth qafës”,“Ta lë të ngrohet pak motorin e makinës, që të shkojë në kohë në punë”apo “Do të vdes nga i ftohti, nëse qëndroj jashtë më shumë se sa disa minuta”.

Jakuck në Siberi është qyteti më i ftohtë i banuar në botë. I vendosur përgjatë lumit Lena në Rusinë Lindore, në mesin e rrugës midis Oqeanit Arktik në veri dhe kufirit me Kinën në jug, ky rajon i nënshtrohet çdo dimër temperaturave nga -40 gradë Celsius deri në -50 gradë Celsius.

Temperatura më e ulët deri tani, rreth -64 Celsius, është regjistruar në shkurtin e vitit 1987. I gjithë qyteti është ndërtuar mbi ngricat e përhershme që kanë një trashësi prej disa metrash. Për këtë arsye, disa makineri të mëdha të quajtura termosifonë, sigurojnë që nxehtësia të mos depërtojë nën tokë.

Për muaj me radhë, afro 300.000 banorët e Jakuck nuk i fikin asnjëherë makinat e tyre. Njerëzit nuk mund të mbajnë syze me skelet metali, pasi ai do të ngjitej tek lëkura dhe do të shkëpuste“copëza faqeje”. Aty nuk ka tubacione nën tokë, pasi në çast, edhe uji i nxehtë shndërrohet në një pluhur të akullt.

Gjithsesi njerëzit në Jakuck i janë përshtatur kësaj klime ekstreme dhe kanë mbijetuar vit pas viti. Shumë njerëz mund të pyesin me të drejtë:“Pse një njeri me mend do të dojë të qëndrojë atje?”, apo “Si u vendosën atje njerëzit e parë?”. Përgjigja për të dyja është e njëjtë: diamantët.

Rajoni përreth Yakutsk përbën 20 për qind të minierave të diamanteve në botë. Këto të fundit janë nën pronësinë e mega-korporatës ruse “Alrosa”. Qyteti i sotëm i Jakuck nisi të themelohej si një qendër rajonale për sistemin e punës nga gulagët e Bashkimit Sovjetik në fillimin e shekullit XX-të, që i dërguan të burgosurit politikë të vuanin dhe të vdisnin në të ftohtin siberian, duke nxjerrë minerale të çmuara për shtetin sovjetik.

Po kështu, ky rajon është shumë i pasur me ar. Çdo gjë tjetër duhet të transportohet nga diku tjetër (edhe pse disa gjëra, si gazi natyror dhe nafta, ekzistojnë nën tokë).Rusia themeloi administratën e Jakuck në vitin 1638. Por shumë kohë përpara se të vinin rusët etnikë, në rajon banonin njerëzit indigjenë “Lena Yakut”.

Ju mund të mendoni se Jakuck është qyteti më verior në botë. Në fakt disa qytete në Norvegji (ku ndodhet qyteti më verior në botë, Longiarbjen), Grenlandë, Kanada, Alaskë, ndodhen më lart. Temperaturat ekstreme në Jakuck, vijnë për shkak të rrymave të ajrit që zbresin nga Rrethi Arktik, dhe vendndodhjes së largët të qytetit nga uji i ngrohtë i oqeanit.

Ndërtimet moderne të qytetit kërkonin teknika unike, ashtu siç edhe banorëve të tij u është dashur të adoptojnë praktika unike të mbijetesës. Në rastin më të keq, Jakuck duket realisht si një Ferr i ngrirë në Tokë. Një mjegull e përzier me brymë, dominon shpesh peizazhin e qytetit gjatë dimrit, duke e reduktuar dukshmërinë në vetëm pak metra.

Njerëzit duhet të veshin disa palë rroba termale vetëm për të ecur për disa minuta deri tek stacioni i autobuzit përpara se të fillojnë të ngrijnë. Kjo do të thotë se ndërsa në përgjithësi makinat nuk punojnë në muajt e ftohtë të vitit, njerëzit duhet t’i lënë ato ndezur gjatë gjithë sezonit në mënyrë që të mos prishen.

Atëherë, si ia dalin këta banorë të mbijetojnë? Përgjigja me e thjeshtë është: Mos dilni jashtë. Njerëzit i kryejnë shumicën e aktiviteteve në ambiente të mbyllura gjatë muajve të dimrit, përveç udhëtimeve të shpejta drejt dyqanit të ushqimeve.

Shpeshherë ata veshin deri në nëntë palë rroba. Banorët e këtij qyteti kanë më shumë vështirësi në dimër edhe sepse nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Por fatmirësisht, kanë shumë botë që e marrin dhe e shkrijnë. Së fundmi ata bëjnë sauna dhe banja akulli për t’u argëtuar. / Grunge – Bota.al

Pas

“Martohu me mua” Paguan 1 mijë euro për 10 minuta, ja çfarë ndodhi në prapaskenë mes Malumas dhe vajzave të Tiranës (VIDEO)

Para

“Në këto momente po përcaktohet fati i Ukrainës” Presidenti Zelensky i drejtohet Kongresit amerikan

Para
“Në këto momente po përcaktohet fati i Ukrainës” Presidenti Zelensky i drejtohet Kongresit amerikan

“Në këto momente po përcaktohet fati i Ukrainës” Presidenti Zelensky i drejtohet Kongresit amerikan

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar