Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Profili i Dritan Abazoviç/ Nga pseudonimi “vagabond”, në majat më të larta të pushtetit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Profili i Dritan Abazoviç/ Nga pseudonimi “vagabond”, në majat më të larta të pushtetit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Hapi më i sukesshëm në karrierën politike të Dritan Abazoviç ishin padyshim zgjedhjet e vitit 2020 në Mal të Zi.

Me Lëvizjen Qytetare, ai fitoi zgjedhjet lokalë në Ulqin, në vendlindjen e e4tij.

Brenda pak ditësh, zëvendëskryeministri i Malit të Zi mund të ngjitet edhe më lart.

Dritan Abazoviç është pretendenti kryesor për t’u bërë kryeministër i Malit të Zi, kur në Podgoricë pritet formimi i qeverisë së re. Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç ia dha mandatin për formimin e qeverisë së re “vagabondit”, siç e kishte quajtur dikur politikanin nga Ulqini, kur ai ishte prej deputetëve më të zëshëm kundër qeverisë së tij në parlamentin e Malit të Zi.

I mandatuari për formimin e qeverisë së re tha dje gjatë zgjedhjeve në komunat Ulqin dhe Beran se pret që nga sot të ketë progres për formimin e qeverisë së pakicës, e cila ai beson se mund të formohet brenda pak ditësh.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Për sa i përket mandatarit, kryeministri është gati”, tha Abazoviç disa orë para se të festonte me fishekzjarre e këngë shqipe për fitoren në Ulqin, aty ku u lind dhe u rrit.

Politikani të cilit nuk i pëlqen nacionalizmi, në Kosovë ende nuk njihet shumë; në Shqipëri edhe më pak. Por në Mal të Zi 36-vjeçari që kishte doktoruar për shkenca politike në Sarajevë, tashmë është në mesin e figurave kryesore politike, dhe jo vetëm për vendin që e ka zënë në hierarki.

Përpara se të niste vrapin drejt majës së shtetit, Abazoviq ishte aktivist qytetar e bashkëpunëtor i gjatë i organizatave joqeveritare në fushën e të drejtave të njeriut. Ai angazhohej në projekte që kishin të bënin me promovimin e multikulturalizmit në zonat e ish-Jugosllavisë pas luftërave.

Më pas ai kishte shkuar në vendin e multikulturalizmit. Kishte banuar për pak kohë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa merrte pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Uashington D.C.

Në vitin 2010, ai e kishte botuar librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Nga po ai vit, Abazoviq kishte punuar si mësues në shkollën e mesme në Ulqin, duke dhënë mësim në lëndën sociologji e kulturës, komunikimit dhe historisë së fesë.

Abazoviç, i cili flet gjuhën shqipe, serbo-kroate dhe angleze, ishte një nga themeluesit e partisë politike social-liberale “Mali i Zi Pozitiv” në vitin 2012. Në zgjedhjet parlamentare malazeze të vitit 2012, ai ishte bërë deputeti më i ri në Parlament.

Në vitin 2014, pas një ndarjeje në parti, Abazoviç ishte larguar nga aty, duke shërbyer si deputet i pavarur përpara se t’i bashkohej Lëvizjes URA, të sapothemeluar në 2015, të cilën e udhëhoqi me një sukses të jashtëzakonshëm në vitet pasuese.

“Ne e dinim se do ta ndryshonim lojën. Kemi pritur ndryshimin e qeverisë për 30 vjet. Shumë njerëz nuk e kanë besuar, por tani është realitet. E thamë se do ta shkruanim historinë dhe e shkruam. Mafia nuk do të sundojë më ne Malin e Zi”, pati thënë Abazoviq pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, ku fituan 4 mandate, të cilat ishin vendimtare për formimin e qeverisë së re.

Qeveria aktuale e Malit të Zi ishte votuar më 4 dhjetor 2020 me votat e deputetëve nga Fronti Demokratik pro-serb, Lëvizjes URA dhe Demokratëve, duke e lënë Partinë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit në opozitë pas tri dekadash.

Por këtë vit, Abazoviç kërkoi rrëzimin e qeverisë ku bën pjesë edhe vet.

Lëvizja Qytetare URA dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që kishin garuar në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të mbajtura në vitin 2020 në kuadër të listës “E zeza mbi të bardhë”, kanë propozuar formimin e një qeverie të pakicës, si model për tejkalimin e krizës politike në këtë shtet.

Me mbështetjen e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit Millo Gjukanoviq, e cila i ka 30 deputetë në Parlamentin malazez, Abazoviçi duket se do ta sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Propozimin e Abazoviçit për një qeveri pro-europiane, e kanë mbështetur edhe lideri i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj dhe ai i Koalicionit Shqiptar “Njëzëri”, Fatmir Xheka. Të njëjtën e ka bërë edhe Ervin Ibrahimoviç, lideri i Partisë Boshnjake.

Pas

Gjuajti me shpullë Chris Rockun/ Ja pse Will Smith mund të humbasë çmimin si aktori më i mirë

Para

“U goditën me grushta” Plas sherri në Kombinat, policia sqaron se çfarë ndodhi mes 2 të rinjve

Para
“U goditën me grushta” Plas sherri në Kombinat, policia sqaron se çfarë ndodhi mes 2 të rinjve

“U goditën me grushta” Plas sherri në Kombinat, policia sqaron se çfarë ndodhi mes 2 të rinjve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ndryshon ligji për tregtinë online, më shumë të drejta për konsumatorët

Ndryshon ligji për tregtinë online, më shumë të drejta për konsumatorët

nga Fast News
18:38 | 30/06/2026
0

Pensionistët kanë afat deri sot për shpërblimin e fundvitit, ISSH hap përkohësisht sistemin e pagesave

Pensionistët kanë afat deri sot për shpërblimin e fundvitit, ISSH hap përkohësisht sistemin e pagesave

nga Fast News
18:23 | 30/06/2026
0

Analizë e thelluar e tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri: mes zgjerimit ekonomik, përshpejtimit të çmimeve dhe rritjes së ekspozimeve

Analizë e thelluar e tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri: mes zgjerimit ekonomik, përshpejtimit të çmimeve dhe rritjes së ekspozimeve

nga Fast News
18:17 | 30/06/2026
0

Qeveria ndryshon buxhetin, rialokohen rreth 17 mld lekë. Ministri i Financave: Shtesë fondesh për pensionet, pagat dhe mbrojtjen

Qeveria ndryshon buxhetin, rialokohen rreth 17 mld lekë. Ministri i Financave: Shtesë fondesh për pensionet, pagat dhe mbrojtjen

nga Fast News
18:05 | 30/06/2026
0

Recent News

Ndryshon ligji për tregtinë online, më shumë të drejta për konsumatorët

Ndryshon ligji për tregtinë online, më shumë të drejta për konsumatorët

18:38 | 30/06/2026
Pensionistët kanë afat deri sot për shpërblimin e fundvitit, ISSH hap përkohësisht sistemin e pagesave

Pensionistët kanë afat deri sot për shpërblimin e fundvitit, ISSH hap përkohësisht sistemin e pagesave

18:23 | 30/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora