Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Prangosja e Nuredin Dumanit, arrestohet edhe e dashura e tij 20-vjeçare

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Prangosja e Nuredin Dumanit, arrestohet edhe e dashura e tij 20-vjeçare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Elbasanit ka arrestuar të dashurën 20-vjeçare nga Kosova të Nuredin Dumanit, i shumëkërkuari nga autoritetet shqiptare si i dyshuar për një sërë ngjarjes kriminale.

E arrestuara është shtetasja me inicialet “M. H., 20 vjeçe, banuese në Kosovë”, e cila sipas policisë do akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan



Në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të operacionit policor të koduar “Arratia”, i realizuar më datë 29.03.2022, nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat RENEA, Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Fier, për kapjen dhe arrestimin e shtetasit në kërkim Nuredin Dumani, i dyshuar për kryerjen e disa vrasjeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

J. M., 43 vjeç, banues në Fier, me profesion mjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

B. B., 41 vjeç, banues në Fier, me profesion mjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

E. Gj., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion ndihmësmjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni është bërë arrestimi i shtetasve:

H. H., 40 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

M. H., 20 vjeçe, banuese në Kosovë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

Po në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndaj shtetasit Nuredin Dumani, 35 vjeç, banues në Durrës, e cila i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan është duke hetuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me dyshimet për përfshirjen e shtetasit Nuredin Dumani, në vepra të tjera penale apo të lidhjeve të tij me aktivitetet kriminale, me qëllim dokumentimin me prova ligjore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjeve për të cilat ka dyshime se ky shtetas mund të jetë autor.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Pas

Mbledhja e grupit parlamentar, kush janë deputetët e PD që mungojnë

Para

Alibeaj: Bashkimi i demokratëve nuk bëhet me pushtim selie siç bëri Berisha sot

Para
Alibeaj: Bashkimi i demokratëve nuk bëhet me pushtim selie siç bëri Berisha sot

Alibeaj: Bashkimi i demokratëve nuk bëhet me pushtim selie siç bëri Berisha sot

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sulmet kibernetike, qeveria forcon kontrollet dhe rrit sanksionet

Sulmet kibernetike, qeveria forcon kontrollet dhe rrit sanksionet

nga Fast News
14:28 | 23/11/2026
0

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

nga Fast News
10:35 | 23/11/2026
0

Nafta nis javën në rënie, tensionet në Hormuz mbajnë tregun në alarm

Nafta nis javën në rënie, tensionet në Hormuz mbajnë tregun në alarm

nga Fast News
09:15 | 23/11/2026
0

Rama në Manastir: Bibliotekë dixhitale për gjuhën shqipe dhe diasporën

Rama në Manastir: Bibliotekë dixhitale për gjuhën shqipe dhe diasporën

nga Fast News
22:08 | 22/11/2026
0

Recent News

Sulmet kibernetike, qeveria forcon kontrollet dhe rrit sanksionet

Sulmet kibernetike, qeveria forcon kontrollet dhe rrit sanksionet

14:28 | 23/11/2026
Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

10:35 | 23/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora