• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Nuk është grip shpendësh” Misteri i 500 mijë pulave të ngordhura në Durrës, Ministria e Bujqësisë jep informacion

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Nuk është grip shpendësh” Misteri i 500 mijë pulave të ngordhura në Durrës, Ministria e Bujqësisë jep informacion
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Durrës u njoftua se sot kishin ngordhur 500 mijë pula në dy pulari.

Ndërkohë pas lajmit ka reaguar Ministria e Bujqësisë.

Institucioni bën të ditur se nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani.

Në një deklaratë, ministria thekson se pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve.

Sipas ministrisë, rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.



Njoftimi i plotë:

Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Institutit për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë informon opinionin publik se nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani.

Pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve.

Rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.

Ju bëjmë me dije se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme.

Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bën kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike.

Pas

Me pranga në duar/ Publikohen pamjet gjatë arrestimit të Elsa Lilës nga policia italiane (VIDEO)

Para

Tërmeti i fortë 7.3 ballë shkund këtë shtet, frikë për cunam

Para
Tërmeti i fortë 7.3 ballë shkund këtë shtet, frikë për cunam

Tërmeti i fortë 7.3 ballë shkund këtë shtet, frikë për cunam

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

nga Fast News
15:00 | 19/12/2025
0

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

nga Fast News
14:30 | 19/12/2025
0

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

nga Fast News
13:55 | 19/12/2025
0

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

nga Fast News
13:52 | 19/12/2025
0

Recent News

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

15:00 | 19/12/2025
Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

14:30 | 19/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar