• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Kush vendos çmime të tjera, do humbasë prodhimin” Rama ultimatum tregtarëve: Do nxirrni fitim, por jo si më parë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Kush vendos çmime të tjera, do humbasë prodhimin” Rama ultimatum tregtarëve: Do nxirrni fitim, por jo si më parë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të ngrihet një bord për çmimet e ushqimeve të shportës.

Ai do të funksionojë njësoj si për naftën, ku pjesë do të jetë një përfaqësi e qeverisë si dhe e tregtarëve të shumicës dhe pakicës.

Në një takim me biznese furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmerren nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale, Rama tha se secili do bëjë pjesën e tij dhe se çmimet do vendosen nga ky bord i përbashkët dhe kush i ndryshon do i konfiskohet prodhimi.

“Europa thotë se mund të përballemi me krizën e 1974, ku për shkak të OPEC-ut dhe çështjes së furnizimit të naftës, çmimet në botë vajtën përtej çdo tavani të imagjinueshëm. Këta janë skenarë. Askush nuk e di të ardhmen sepse askush nu ke di si vazhdon lufta. Ne kemi detyrimin si shqiptarë që secili të bëjë të vetën.

Pensionistët do i mbështesim ne, me një shumë që është ë barabartë me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë, por do i mbështesni dhe ju me çmimet që do vendosni atje.

Për të mos pasur hedhje faji tek njeri-tjetri do futem dhe ne në këtë mes e do krijojmë një bord të përbashkët për çmimet e ushqimeve bazë të shportës. Ky bord i përbashkët do përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të shumicës dhe pakicës. Çmimet e ushqimeve bazë do vendosen aty dhe askush nuk do tolerohet. Kush do vendosë çmime të tjera, do humbasë prodhimin, do ia konfiskojmë. Jo me arbitraritet, por me ligj”, tha Rama.

Ai deklaroi më tej se tregtarët nuk mund të dalin me fitimin e mëparshëm pasi i bie të vuajë një popullsi e tërë.

“Ju do të paraqisni gjithë strukturën logjike se bazuar mbi shifra sa ju del dhe aty do të vendoset. Marzhi i fitimit do ngrijë, në një pikë që ju siguron vazhdimin e operacionit, por jo siç keni dalë me fitim. Se të dilni ju mi fitim siç keni dalë, i bie të vuajë një popullsi e tërë. Këtë nuk mund ta lejojmë. Askush nuk ka të drejtë të kërkojë prej jush që ju të humbisni. Sepse nëse ju humbisni sot, nuk mund të jepni shërbim nesër”, tha Rama.

Pas

Nuk ndalet Berlusconi/ Do të martohet me deputeten 53 vite më të re, ja kush është biondja që i ka rrëmbyer zemrën

Para

SPAK i ndoqi “këmba-këmbës”/ Kush ishte Call Center që mashtronte europianet me investime në bursa, emrat e dy prej të dyshuarve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar