Reperi i njohur Gjiko është përballur me akuzën se ka përdhunuar një vajzë të mitur në korrik të vitit 2015.
Ndërkohë pas disa ditësh heshtje, artisti ka vendosur të reagojë.
Ai i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke thënë se nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe s’ka përdhunuar një të mitur, e aq më pak ta ketë droguar.
“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.
Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike.
Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.