Tensionet vazhdojnë të shtohen përpara selisë së Partisë Demokratike.
Demokratët po tentojnë ti shkojnë Bashës në zyrë, hidhet gaz lotsjellës brenda selisë. Xhama të thyer dhe dyer të shqyera kjo është ajo ç’ka po ndodh para selisë së PD.
Ndërkohë sikurse shihet në pamje një pjesë e protestuesve, mbështetës të Berishës para selisë blu kanë tentuar të thyejnë kamerat e vendosura në godinën e Partisë Demokratike.
Po ashtu po tentojnë të hapin dyert me shkallë dhe litarë. Ata janë vendosur nga PD një ditë më parë për të mbajtur nën monitorim çdo episod të protestës dhe për të identifikuar çdo protestues që do të përdorë akte dhune.
Ndërkohë protestuesit kanë arritur të hapin edhe derën e pasme të godinës që i përket zrave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.