• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

A ka një krisje mes PD dhe LSI? Petrit Vasili zbulon si qendron e vërteta

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
A ka një krisje mes PD dhe LSI? Petrit Vasili zbulon si qendron e vërteta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai u shpreh se partia që përfaqëson nuk po bën përpjekje dhe as negociata për të krijuar një grup parlamentar në Kuvend.





Kjo ndodh pasi sipas tij koncepti i grupit është thjesht një burokraci, pasi një parti mund të vijojë betejat e saj dhe pa të.

“Nuk na vjen keq që nuk kemi grup parlamentar, sepse koncepti i grupit parlamentar është thjesht burokraci parlamentare. Në Kuvend janë të gjitha hapësirat që ekzistojnë për debat e nisma. Ka zero pengesë për të zhvilluar një sesion intensiv.

Ne s’kemi bërë dhe s’do të bëjmë lëvizje për krijimin e një grupi parlamentar, pasi kjo gjë nuk na bën të ndihemi të vetëm në sallë. Do ishte problem, nëse ne nuk do të përfaqësoheshim në parlament. Detyra jonë është të ngremë në parlament problematikat e qytetarëve. Nuk ka asnjë negociatë për krijimin e grupit parlamentar, madje edhe koha burokratike për këtë lëvizje ka përfunduar”, tha Vasili.

I pyetur për marrëdhëniet mes PD dhe LSI, Vasili nuk pranoi që mes dy partive opozitare të ketë krisje, duke shtuar se që të dyja partitë mbeten opozitare dhe kauza e tyre është e njëjtë, pavarësisht se secila parti mund ta shprehë atë në forma të ndryshme.

“Nuk jemi larg me njëri-tjetrin, jemi në sallën e parlamentit të vendosur në krahun opozitar. Edhe më parë, gjithmonë ka pasur momente kur partitë marrin vendimet e tyre sovrane. Ne kemi pasur raport tjetër kur ishte çështja e grevës, edhe kjo krijoi diskutim atëherë. Nuk ka vend për diskutim, çdo forcë opozitare zgjedh se cili është aksioni më i drejtë politik, ndërsa një forcë tjetër zgjedh një gjë tjetër. Ne nuk jemi një parti dhe s’do të jemi kurrë.

Unë e them publikisht që kam votuar kundër kryetares së Kuvendit, ndërsa PD zgjodhi të merrte një vendim më spektakolar, të griste votën, por produkti i fronit opozitar në fund është i njëjtë. Ne nuk jemi PD dhe PD nuk është LSI. Sa i përket faktit që nuk jemi larguar nga salla e Kuvendit me PD, mund të them se ka disa momente, që kanë qenë krejt të improvizuara, të çastit. Tani nuk mund të ketë improvizime. Largimi nga salla apo qëndrimi nuk është një vendim kaq i madh politik. Kur një forcë politike në një moment, për shkak të indinjatës së saj, zgjedh të largohet, nuk do të thotë se do ta ndjekim, por e rëndësishme është që numrat mbeten prapë aq, që mazhoranca të mos ketë më shumë dhe kjo s’do të ndodhë.

Ne jemi në opozitë të dyja palët, ka vetëm një garë. Edhe në zgjedhje ne konkurruam LSI në një anë, PD në anën tjetër. Ne kemi një qëndrim opozitarizmi të fortë e të vërtetë dhe besoj se këtë bën edhe PD. Kemi edhe kryetarin e një partie tjetër opozitare, siç ishte z.Dule, që zgjodhi të votojë”, tha Vasili.

Pas

Gati ftesat/ Rudina Dembacaj do martohet me Mark Frrokun, zbulon datën e organizimit të dasmës

Para

“I ngule thikën pas shpine Berishës” Plasin debatet në mbledhjen e PD, Noka përplaset me Bashën

Para
“I ngule thikën pas shpine Berishës” Plasin debatet në mbledhjen e PD, Noka përplaset me Bashën

“I ngule thikën pas shpine Berishës” Plasin debatet në mbledhjen e PD, Noka përplaset me Bashën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

nga Fast News
11:36 | 27/08/2025
0

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

nga Fast News
11:33 | 27/08/2025
0

Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet një pallat trekatësh, evakuohen banorët

Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet një pallat trekatësh, evakuohen banorët

nga Fast News
09:24 | 27/08/2025
0

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

nga Fast News
09:22 | 27/08/2025
0

Recent News

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

11:36 | 27/08/2025
Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

11:33 | 27/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar