Për afganët që do të vinë në Shqipëri do të ketë kontroll të veçantë shëndetësor.
Këtë e ka konfirmuar zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
Kjo e fundit theksoi se kontrolli do të nisë që nga aeroporti dhe në vijimësi të qëndrimit të tyre në vendin tonë.
“Do ketë kujdes të veçantë për ta që nga momenti i kontrolleve shëndetësore që do të bëhet në aeroport dhe do të ndiqen për shëndetin e tyre në vijimësi”, tha Rakacolli gjatë deklaratës së saj.