• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Arsyeja pse njerëzit filluan të putheshin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Arsyeja pse njerëzit filluan të putheshin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Më pak se gjysma e të gjitha shoqërive puthen me buzë, sipas një studimi të 168 kulturave nga e gjithë bota. William Jankowiak, një profesor i antropologjisë në universitetin e Nevada Las Vegas, zbuloi se vetëm 46% përdorin puthje buzë më buzë në një kuptim romantik, duke përjashtuar përshëndetjet ose puthjet prind-fëmijë.

Dy teori se pse njerëzit kanë nevojë për të puthur burojnë nga ideja se si foshnje, ne kemi një dëshirë të lindur për prekjen e buzëve. Në një rast, mund të jetë fakti që ne e lidhim prekjen e buzëve me ushqyerjen me gji dhe ky refleks është i lindur tek të gjithë. Ekziston gjithashtu një sugjerim që nënat dhe fëmijët e tyre të lidhen me puthjen buzë-buzë për shkak të diçkaje të quajtur “transferimi i ushqimit pre-mastication*”. Nënat e paraardhësve tanë të lashtë mund të kenë përtypur ushqimin tonë për ne në vitet e para të jetës dhe e kanë transferuar ushqimin direkt në gojën tonë. Kjo është diçka që shihet tek paraardhësit tanë më të afërt – shimpanzetë – si dhe majmunët e tjerë të mëdhenj.

*Pre-mastication: Term që përdoret kur përtyp ushqim me qëllimin për ta zbutur ose ndarë në copëza të vogla, që t’ia ushqesh fëmijës.

Jankowiak, sidoqoftë, mendon se “sensualiteti i njerëzve mund të përmbushet në shumë mënyra, përveç puthjes”.

“Ato kultura që nuk puthin në buzë, gjejnë mënyra të tjera për të qenë intimë. Për shembull, në “puthjen malajze”, përshkruar nga Darvin, gratë uleshin në tokë dhe burrat vareshin mbi to dhe nuhasnin njëri-tjetrin – duke marrë një “mostër” të aromës së partnerit të tyre.



Në ishujt Trobriand, në brigjet lindore të Guineas së Re, të dashuruarit puthen duke u ulur ballë për ballë dhe duke kafshuar qerpikët e njëri-tjetrit.

Puthja normale që njohim sot me buzë është një sjellje pothuajse unike njerëzve. Nëse ajo ka një qëllim evolucionar, pse nuk shohim më shumë kafshë duke u puthur?

Një nga arsyet që ne mund të kemi qenë të “detyruar” t’i afrohemi fytyrës së partnerit, ka qenë për ta nuhatur atë. Aroma mund të zbulojë të gjitha llojet e informacioneve të dobishme: dietën, praninë e sëmundjeve, gjendjen shpirtërore etj. Shumë kafshë kanë shqisa shumë më të sofistikuara të nuhatjes sesa ne, kështu që ato nuk duhet të jenë aq afër./anabel

Pas

“Nuk mund të vdesin amerikanët, kur vetë afganët nuk luftojnë”/ Biden: Unë jam presidenti, kjo ndalon me mua

Para

SHBA la Afganistanin, gazetari serb provovokon keq: A e ka radhën Kosova?

Para
SHBA la Afganistanin, gazetari serb provovokon keq: A e ka radhën Kosova?

SHBA la Afganistanin, gazetari serb provovokon keq: A e ka radhën Kosova?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

nga Fast News
09:30 | 17/12/2025
0

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

nga Fast News
09:00 | 17/12/2025
0

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

nga Fast News
08:30 | 17/12/2025
0

Recent News

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

10:00 | 17/12/2025
Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

09:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar