• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

PROFIL: Misionarja e postës shqiptare që prej 20 vitesh mban gjallë letërkëmbimet e kryeqytetit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
PROFIL: Misionarja e postës shqiptare që prej 20 vitesh mban gjallë letërkëmbimet e kryeqytetit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nëse punën e postierit e keni menduar gjithnjë pas kostumit të një burri, atëherë jeni krejtësisht gabim.

Këtë profesion të vyer të përcjelljes së letërkëmbimeve mund ta bëjnë mjaft mirë të dyja gjinitë.

Dhe shembull ideal për këtë është Ardiana, misionarja e Postës Shqiptare që prej 20 vitesh është në shërbim të kryeqytetit.

Portretin e saj fisnik mund ta shihni çdo ditë në rrugët e Tiranës, mund ta gjeni nëpër lagje duke çarë rrugicat apo mund ta hasni në dyer shtëpish duke trokitur me zarfe apo objekte postare në duar.

Ka qenë 34-vjeçe kur ju bashkua këtij misioni dhe qysh prej atëherë të pakta kanë qenë ditët kur ajo ka pushuar.

Edhe pse shërbesën e saj me përkushtim, seriozitet dhe përulësi e kanë çmuar mjaft banorë, Ardiana sërish është modeste në rrëfimin e saj.

“Profesioni i postieres është i lodhshëm, por edhe i bukur. Puna në terren ka edhe vështirësitë e saj, sepse ka të bëjë me të ftohtin, shiun, vapën, por prapë mbetet e bukur”, shprehet Ardjana.

Si një nënë e re me tre fëmijë, për Ardjanën nuk ka qenë fort e lehtë gjetja e balancës midis orëve të punës dhe përkushtimit ndaj familjes.

“Ashtu si çdo grua dhe nënë njëkohësisht, jam gjatë gjithë kohës duke vrapuar. Duke iu përkushtuar në maksimum punës dhe duke i qëndruar pranë edhe familjes dhe fëmijëve. Kur puna bëhet me pasion, arrihet të gjendet ekuilibri.”

Postieri është pjesë e familjes, sepse merr pjesë edhe në gëzimet e tyre, duke iu dhënë shpeshherë edhe lajme të mira.

“Një moment që më është skalitur në mendje është kur dorëzova pranë një familje dy bursa studimi të fëmijëve, të cilët kishin aplikuar me anë të internetit. Prindërit nuk ishin në dijeni të aplikimit që kishin bërë fëmijët dhe nuk mund ta imagjinoni gëzimin e tyre në momentin që iu dorëzova zarfin”, tregon Ardiana ku në sy i dallohet qartazi emocioni.

Në fillimet e punës së saj, Ardiana ka hasur disa vështirësi në përmbushjen e misionit të saj për t’ju shërbyer qytetarëve, pasi në Shqipëri ka pasur problematika në lidhje me adresat e banesave.

“Në fillimet e mia, kam skicuar në një letër të gjithë zonën që unë mbuloja, duke krijuar një hartë, e cila filloi të më ndihmonte në orientimin dhe gjetjen e adresës ku unë duhej të dorëzoja objektin”, thotë ajo teksa tregon se kohë pas kohe, ajo hartë u mbyll dhe nuk u hap më kurrë, pasi skicoi në memorie rrugët dhe adresa.

Shembulli i Ardianës është një nga ato që shpesh si shoqëri harrojmë që ekzistojnë.  Portrete të tilla gjenden mes nesh si një burim frymëzimi për kurajo, vullnet dhe ndershmëri pune.

Pas

Arrestohet drejtori i policisë, ja tualeti superluksoz prej floriri që iu gjet në banesë (VIDEO)

Para

Ra në pranga dy ditë më parë, gjykata merr vendimin për Fiolla Morinën

Para
Ra në pranga dy ditë më parë, gjykata merr vendimin për Fiolla Morinën

Ra në pranga dy ditë më parë, gjykata merr vendimin për Fiolla Morinën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar