Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Policia bën kërdinë/ 36 arrestime në 48 orë, 71 patenta të pezulluara

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Po bënin xhiro në autostradë/ Policia kap në flagrancë çiftin e të rinjve, ja çfarë iu gjejnë gjatë kontrollit (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

36 shoferë janë vënë në pranga pas kontrolleve nga policia me dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara gjatë 48 orëve të fundit në vend.

12 u arrestuan për drejtim mjeti në gjendje të dehur, që varionte nga 0.60 mg/l deri në 1.22 mg/l e 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të certifikatës për errësimin e xhamave të automjetit.

6 shoferë gjithashtu janë arrestuar pasi tentuan të korruptojnë policët, nga të cilët 3 nga Policia Rrugore e Tiranës, 1 nga Policia Rugore e Lezhës, 1 nga Policia Rrugore e Shkodrës dhe 1 nga Policia Rrugore e Vlorës, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative për shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, për shkelje semafori, për mungesë siguracioni, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe parakalim të gabuar, iu ofruan punonjësve të Policisë Rrugore, nga 2000 deri në 8000 lekë.

Falë denoncimeve nga qytetarët, në Tiranë janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh, 1 në Laprakë duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, në gjendje të dehur, dhe 1 në rrugën “Pjetër Budi”, i cili pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur në masën 0.94 mg/l, gërmonte me një mjet në afërsi të një pallati, duke rrezikuar shembjen e pallatit.

Gjithashtu janë ndëshkuar 4134 shoferë për shkelje që janë rrezik potecial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejura, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 71 leje drejtimi, nga të cilat 51 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 75 km/h në qendrat e banuara deri në 180 km/h në rrugën interurbane Fier -Vlorë, dhe 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Pas

Nuk është më sekret/ Françeska Jaçe zbulon kush ia sponsorizon pushimet

Para

Në Londër numërohen rreth 4000 bare, asnjë tavolinë nuk është e lirë ditën e finales

Para
Në Londër numërohen rreth 4000 bare, asnjë tavolinë nuk është e lirë ditën e finales

Në Londër numërohen rreth 4000 bare, asnjë tavolinë nuk është e lirë ditën e finales

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas

nga Fast News
09:50 | 24/10/2026
0

Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

nga Fast News
09:27 | 24/10/2026
0

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

nga Fast News
15:25 | 23/10/2026
0

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

nga Fast News
14:47 | 23/10/2026
0

Recent News

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas

09:50 | 24/10/2026
Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

09:27 | 24/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora