Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mbi 28 milionë lekë dhurata cash, kush është prokurori i Shkodrës që del sot në vetting

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Mbi 28 milionë lekë dhurata cash, kush është prokurori i Shkodrës që del sot në vetting
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori i Shkodrës Arben Smaçi do të përballet këtë të enjte me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në një seancë publike e cila do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00.

Trupa e KPK e cila ka kryer rivlerësimin kalimtar të prokurorit të njohur përbëhet nga komisionerët Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Firdes Shuli.

Karriera profesionale e Smaçit ka filluar në vitin 2010 në prokurorinë e Durrësit dhe në vitin 2011 është emëruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Analiza e pasurisë është një nga tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, bashkë me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Para fillimit të detyrës si prokuror në vitin 2010, subjekti i rivlerësimit ka pasur 1 milion lekë pasuri familjare të deklaruar. Mirëpo, vitin e fundit të deklarimit pasuria familjare e subjektit kap vlerën 6.8 milionë lekë dhe përbëhet nga një apartament me vlerë 50 mijë euro, me kundravleftë në lekë 6.8 milionë lekë.

Të ardhurat familjare të prokurorit kapin vlerën 11.9 milionë lekë gjatë periudhës së deklarimit dhe pëbëhen nga një dhurata në cash me vlerë 2.8 milionë lekë dhe 9 milionë lekë të ardhura për shkak të funksionit.

Përpos analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, një raport i tillë paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ të cilët identifikohen gjatë kontrollit. Njëra prej deklaratave rezultoi me probleme nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit.

Ishte viti 2017 kur deklaruesi rezultoi me burime financiare të pamjaftueshme në vlerë 110,767 lekë për të mbuluar shpenzimet vjetore (për shkollim fëmije dhe shlyerje detyrimesh financiare).

Në vitin 2015 Smaçi deklaron shtesë pasuri të paluajtshme, konkretisht apartament banimi në vlerë 50,000 euro, burim financimi për të cilin shërben pakësim depozitash ekzistuese, të ardhura nga vëllai i deklaruesit në Angli si dhe 20,000 euro hua të marra nga persona të tretë.

Në total po ashtu, dhuratat në cash të deklaruara gjatë viteve rezultojnë në vlerë 2,889,748 lekë.

Arben Smaci
Pas

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 8 korrik 2021

Para

Drejt përfundimit! Rama publikon videon/ Ja si duket lagjia e re në Laç pas rindërtimit

Para
Drejt përfundimit! Rama publikon videon/ Ja si duket lagjia e re në Laç pas rindërtimit

Drejt përfundimit! Rama publikon videon/ Ja si duket lagjia e re në Laç pas rindërtimit

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Traktati i Anëtarësimit, Rama në asamblenë e PS: Përgatitjet nisin në 2027

Traktati i Anëtarësimit, Rama në asamblenë e PS: Përgatitjet nisin në 2027

nga Fast News
12:31 | 14/11/2026
0

Defekti në sistemin e FAA-së paralizon aviacionin amerikan për 5 orë, SHBA rihap hapësirën ajrore

Defekti në sistemin e FAA-së paralizon aviacionin amerikan për 5 orë, SHBA rihap hapësirën ajrore

nga Fast News
10:00 | 14/11/2026
0

PS mbledh Asamblenë, Rama përcakton drejtimin për zgjedhjet vendore

PS mbledh Asamblenë, Rama përcakton drejtimin për zgjedhjet vendore

nga Fast News
09:47 | 14/11/2026
0

Kontrollet e tetorit/ Mbi 1 mijë subjekte të inspektuara, trajtohen 144 ankesa

Kontrollet e tetorit/ Mbi 1 mijë subjekte të inspektuara, trajtohen 144 ankesa

nga Fast News
09:36 | 14/11/2026
0

Recent News

Traktati i Anëtarësimit, Rama në asamblenë e PS: Përgatitjet nisin në 2027

Traktati i Anëtarësimit, Rama në asamblenë e PS: Përgatitjet nisin në 2027

12:31 | 14/11/2026
Defekti në sistemin e FAA-së paralizon aviacionin amerikan për 5 orë, SHBA rihap hapësirën ajrore

Defekti në sistemin e FAA-së paralizon aviacionin amerikan për 5 orë, SHBA rihap hapësirën ajrore

10:00 | 14/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora