Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Jo vetëm Eli Fara/ Gazetari zbulon pagën që merr Anila Basha në bashkinë e Elbasanit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Jo vetëm Eli Fara/ Gazetari zbulon pagën që merr Anila Basha në bashkinë e Elbasanit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e fundit në media u përfol për një lajm bombastik në të cilin pretendohej se këngëtarja Eli Fara kishte marrë pagë si drejtoreshë në ministri për tetë vite me radhë. Ky lajm ishte i pabazuar në prova. Vetë këngëtarja e mohoi dicka të tillë.

Por, ndërkohë ditën e sotme gazetari Adriatik Doçi shkruan se edhe gazetarja Anila Basha, është e punësuar si këshilltare në Bashkinë e Elbasanit, ku merr një pagë prej 700 mijë lekë.

Postimi i plotë i Docit:

Harrojeni Eli Farën, Anila Basha 700 mijë lekë pagë si ‘këshilltare’ e Gentian Llatjes. Bashkia e Elbasanit: E kemi emëruar direkt, pa konkurs për…

Mirë për Eli Farën e ‘ngrohjes globale’ që nuk paskërka prova, po për gazetaren Anila Basha, e cila paguhet nga taksat tona, për ‘këshillimin’ në distancë të kryebashkiakut të Elbasanit, çfarë mund të thoni?! Qindra gra dhe vajza rropaten nëpër fabrika, duke qepur këpucë për 9 orë në ditë, madje edhe për të diela, për 280 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa Anila Basha, duke bredhur nëpër Tiranë për të kapur ‘ndonjë gjobë’, paguhet prej disa vitesh nga Bashkia e Elbasanit, fillimisht si këshilltare e Qazim Sejdinit dhe aktualisht si këshilltare e Gentian Llatjes.

Dhe jo pagë dosido, por të kategorisë III A/1, me vlerë rreth 700 mijë lekë në muaj, më të lartë se paga e kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, meqenëse edhe është ankuar. Se çfarë këshillash i ka dhënë Anila Basha fillimisht Qazim Sejdinit dhe tashmë Llatjes kjo nuk dihet, por ndoshta, kur takohen rastësisht, rrëkëllejnë ndonjë dopjo raki bashkë!

Për ndonjë koleg që i ka merak të drejtat e grave dhe kërkon fakte mbështetëse, kjo është një pjesë e përgjigjes zyrtare të Bashkisë së Elbasanit: “Anila Basha kryen detyrën e këshilltares së kryetarit për marrëdhëniet me median dhe shtypin në baze të kërkesave e detyrave që i ngarkon direkt kryetari i bashkisë… Për emërimin e zonjës nuk ka një praktikë rekrutimi pasi këshilltarët emërohen direkt nga kryetari i bashkisë në baze të nevojave dhe kërkesave që ai ka…”.

Tashmë lind pyetja; A ka shkuar ndonjë ditë në punë Anila Basha? A janë falsifikuar listëprezencat e saj në punë të firmosura çdo muaj nga shefi i kabinetit? Unë besoj se që të dyja pyetjet janë retorike dhe për këtë ka fakte të pafundme.

Pas

Rritja e moshës që lë punën dhe pandemia ulin kohën e gëzimit të pensioneve më 2020

Para

Java më e nxehtë e këtij viti/ Parashikohen temperatura deri në 43 gradë

Para
Temperaturat “plasin” termometrin, po vjen i nxehti afrikan, bëhuni gati

Java më e nxehtë e këtij viti/ Parashikohen temperatura deri në 43 gradë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

nga Fast News
16:50 | 13/11/2026
0

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

nga Fast News
15:45 | 13/11/2026
0

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

nga Fast News
15:20 | 13/11/2026
0

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

nga Fast News
14:50 | 13/11/2026
0

Recent News

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

16:50 | 13/11/2026
Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

15:45 | 13/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora