Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Të gjithë duan të punojnë në shtet, aplikimet për vend pune arritën rekord në 2020

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Të gjithë duan të punojnë në shtet, aplikimet për vend pune arritën rekord në 2020
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshira e shqiptarëve për të punuar në shtet duket se ka arritur kulmin në vitin 2020. Pavarësisht se nga qeveria ka pasur disa herë deklarata për të dekurajuar këtë tendencë dhe kërkesa të orientohet edhe në sektorin privat, duket se administrata publike shihet me interes të lartë. Të dhënat e Departamentit të Administratës Publike tregojnë se numri mesatar i aplikimeve për një vend pune në vitin 2020 arriti rekord në nivelin 24 aplikime.

“Të dhënat për vitin 2020, tregojnë se ka patur mesatarisht rreth 24 aplikime për pozicion, bazuar në 29497 aplikime në total, për 1237 pozicione të shpallura, tregues ky që ka ardhur në rritje në krahasim me vitet e mëparshme” thuhet në dokumentin vjetor të DAP.

Ky është niveli më i lartë i aplikimeve mesatare për një vend pune në administratë që nga viti 2001 ndërkohë që viti i dytë me aplikimet mestare më të larta ka qenë 2019, me 22 aplikime.

DAP ka argumentuar se treguesi ka nevojë për një analizë më thellë për të kuptuar se pse ka një rritje të mesatares së aplikimeve për punë në shtet.

“Një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë. Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa i kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë. Psh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë sesi politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë tek vlerat e këtij indikatori” sqaron DAP.

Ky institucion sqaron se do të shtohet edhe një tjetër tregues që do të merret në analizë në vazhdim dhe që ka të bëjë me kohën për të plotësuar një vend vakant që përfaqëson numrin e ditëve kalendarike deri sa pozicioni të plotësohet./Monitor/

 

Pas

Itali/ Vdes tragjikisht në shtëpi 60-vjeçari shqiptar, çfarë i ndodhi?

Para

Masakra në Velipojë dhe aksidenti me 4 viktima, ministri i brendshëm në deklaratë për mediat, ja çfarë tha 

Para
Masakra në Velipojë dhe aksidenti me 4 viktima, ministri i brendshëm në deklaratë për mediat, ja çfarë tha 

Masakra në Velipojë dhe aksidenti me 4 viktima, ministri i brendshëm në deklaratë për mediat, ja çfarë tha 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

nga Fast News
09:50 | 07/08/2026
0

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

nga Fast News
09:30 | 07/08/2026
0

Gara e ekranit në 2025-n, tregu arrin 70 mln euro; “TV Klan” dhe “Top Channel” marrin 63%

Gara e ekranit në 2025-n, tregu arrin 70 mln euro; “TV Klan” dhe “Top Channel” marrin 63%

nga Fast News
09:12 | 07/08/2026
0

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj

nga Fast News
09:00 | 07/08/2026
0

Recent News

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

09:50 | 07/08/2026
Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

09:30 | 07/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora