• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Shkel rëndë Kushtetutën” Pasi e shkarkuan Meta i jep ‘kusurin’ mazhorancës, ja ligji i rëndësishëm që kthen

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Shkel rëndë Kushtetutën” Pasi e shkarkuan Meta i jep ‘kusurin’ mazhorancës, ja ligji i rëndësishëm që kthen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Presidenti Ilir Meta duket se është i vendosur për të vazhduar ‘luftën’ me mazhorancën, pak ditë pasi kjo e fundit e shkarkoi me shumicën e votave në seancën e fundit plenare.

Kreu i Shtetit e ka treguar këtë gjë sot, pasi ka dekretuar kthimin në Kuvend të ndryshimeve ligjore “Për sektorin minerar”.

Sipas Metës amendamentet, jo vetëm janë miratuar përmes një procedure aspak transparente, por sipas tij shkelin rëndë Kushtetutën si dhe heqin në mënyrë arbitrare të drejtën e pronës.

Gjithashtu Presidenti evidenton se “procedura e propozimit, shqyrtimit dhe miratimit të ligjit karakterizohet nga vullneti për miratimin e normave ligjore preferenciale e favorizuese, duke shpërdoruar kështu funksionin legjislativ të Kuvendit të Shqipërisë në një periudhën kohore përgjatë afrimit të fundit të mandatit të tij”.

Meta thekson se “ligji objekt shqyrtimi duket se nuk ka patur në konsideratë në të vërtetë nevojat reale dhe zgjidhjet e përshtatshme që nevojiten për këtë fushë specifike. Kjo evidentohet si nga rregullimet që janë propozuar, ashtu dhe nga niveli i konsultimit të projektligjit, si dhe nga shpejtësia e shqyrtimit në komision (vërtetuar nga aktet administrative), pa vlerësuar mundësinë për të shqyrtuar projektin nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat në Kuvend”.

Në dekretin e tij, Presidenti argumenton gjithashtu se nga miratimi i këtij ligji “efekti ekonomik në buxhetin e shtetit do të ishte ndjeshëm i ulur, sepse ka ndikim të konsiderueshëm në financat publike të shtetit dhe për pasojë cenon haptazi interesin publik të shtetasve shqiptarë”.

Meta shton se “duke parë trendin e qasjes lehtësuese që qeveria ka përkundrejt disa operatorëve të sektorit minerar, ekziston rreziku që brenda spektrit të gjerë të aktiviteteve që mund të përcaktohen se përbëjnë vërtet interes publik, mund të përfshihen edhe nisma që nuk e përmbushin këtë nevojë publike, por që janë në realitet ekskluzivisht tregtare”.

“Nëse shteti cedon në parime kaq themelore, atëherë vendimmarrja është e orientuar në mënyrë lehtësisht të perceptueshme drejt favorizimit të subjekteve private operuese në këtë treg, të cilat nesër për çdo mosmarrëveshje civile, mund të përdorin këto dispozita të reja të ligjit, me qëllim që shteti të ndërhyjë dhe t`i shpronësojë kundërshtarët apo palën tjetër me të cilën paraqitet mosmarrëveshja. Kjo nuk duket të jetë një ndërhyje e ekuilibruar, por e disbalancuar në favor të subjekteve privatë që operojnë në fushën e shfrytëzimit minerar. Bazuar në parashikimet e neneve të mësipërme rrezikohet përvetësim i tokës së pronarit të ligjshëm sipas justifikimeve subjektive mbi mosmarrëveshjet e mundshme me mbajtësit e të drejtës së pronësisë”, – argumenton Presidenti Meta.

Pas

95 mijë shqiptarë të regjistruar si punëkërkues, dominon mosha 16-29 vjeç

Para

“Do ta ulim kufirin e pikëve” Maturantët në protestë, reagon ministrja e Arsimit

Para
“Do ta ulim kufirin e pikëve” Maturantët në protestë, reagon ministrja e Arsimit

“Do ta ulim kufirin e pikëve” Maturantët në protestë, reagon ministrja e Arsimit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar