Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Divorcet, Shqipëria dhe Serbia kryesojnë në rajon

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Divorcet, Shqipëria dhe Serbia kryesojnë në rajon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se një e katërta e martesave përfunduan në divorc në vitin 2019 (26.1 divorce për 100 martesa nga 21 vitin e mëparshëm), duke shënuar një nivel rekord dhe rritje të ndjeshme në raport me 1990-n, kur ky tregues ishte vetëm 9.2 divorce.

Ndonëse në rritje në raport me vitet e mëparshme, divorcet ende mbeten të ulëta në raport me vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore. Sipas INSTAT dhe Eurostat, vendi ynë renditet ndër 10 vendet që kanë nivelin më të ulët të divorceve, në raport me martesat.

Por, në rajon, Serbia dhe Shqipëria mbajnë rekord për ndarjet e familjeve, me përkatësisht 30 dhe 26 martesa për 100 divorce. Familjet më të qëndrueshme në Europë janë në Kosovë, me vetëm 4.6 divorce për 100 martesa në 2019-n, sipas Eurostat. Pas Kosovës renditet Maqedonia e veriut (14.4) dhe Mali i Zi (24).

Në vendet e zhvilluara të Europës, minimalisht një e treta e martesave përfundojnë në divorc. Rekordin e mban Luksemburgu me 89 martesa për 100 divorce, e ndjekur nga Portugalia (61.4). Finlanda, ndonëse është shteti më i lumtur në botë, sipas renditjes së Kombeve të bashkuara në Indeksin e Lumturisë, është e treta në Europë për numrin e lartë të ndarjeve të familjeve (60).

Në Itali, gati gjysma e martesave përfundojnë në divorc (46.4), ndërsa në Greqi 38. Lukesmburgu kryeson edhe në botë për numrin e lartë të divorceve. Krahas shteteve europiane i lartë është ky tregues edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa shtetet ku divorcet janë më të ulëtat në botë janë India, Kili Kolumbia, Meksika, Egjipti, Brazili etj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 Divorcet në botë

Shkalla globale e divorcit është rritur me 251.8% që nga viti 1960. Çdo vit, organizatat botërore siç është OKB-ja regjistrojnë norma globale të divorcit. Sipas të dhënave të regjistruara, statistikat e martesës dhe divorcit po ndryshojnë në mënyrë dramatike, për shkak të një numri faktorësh. Arsyet më të zakonshme përfshijnë: Papajtueshmëria; Pabesia; Varësia nga droga / alkooli; Abuzimi fizik / mendor.

Ndikimi financiar i Covid-19

Pavarësisht nga shpresat se nisja e procesit të vaksinimit deri në fund të vitit 2021 do të lejojë shumë prej nesh të nisin të jetojnë jetën para-pandemike, shumë ekspertë të fushës ligjore besojnë se nuk ka asnjë garanci që do t’i japë fund prirjes së zgjidhjeve të martesave, në raste ku ka pasur konflikte.

Ekspertët ligjorë besojnë se ndikimi financiar i Covid-19 mund të çojë në një recesion afatgjatë, që do të thotë se marrëdhëniet mund të tensionohen nga problemet e vazhdueshme të parave, një pjesë nga humbja e vendeve të punës gjatë pandemisë dhe tjetra, nga shpenzimet e larta të kurave për trajtimin e virusit, shkruan Monitor.

 

8 arsyet më të zakonshme që sjellin divorc

  1. Emigracioni
  2. Pabesia, konfliktet e vazhdueshme
  3. Shkaqe ekonomike
  4. Alkooli, drogat, kumari
  5. Ndryshimi i prioriteteve dhe interesave
  6. Dhuna në familje
  7. Ndarje fiktive për arsye procedurale
  8. Rritja e bashkëjetesës

 

Studimi

Punët me normën më të lartë të divorcit

  1. Transportuesit
  2. Teknikë ajrorë
  3. Asistentë mjekësore apo administrativë
  4. Elektricistë, mekanikë, riparues
  5. Ushtarakë, policë, detektivë

 

Punët me normën më të ulët të divorcit

  1. Shkencëtarë
    2. Terapistë
    3. Zhvilluesit e fushës teknologjike
    4. Avokatë, magjistratë, gjyqtarë
    5. Farmacistë, analistë financiarë

Zippia.com

Burimi: EUROSTAT, INSTAT, ZYRA STAT E SERBISË

 

Pas

Greqia merr vendimin për të pezulluar fluturimet ushtarake, frikësohet nga raketa kineze

Para

Parashikimi i motit për sot

Para
Si do të nisë java? Mot i kthjellët por kthesa vjen pasdite, këto janë surprizat për sot

Parashikimi i motit për sot

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora