• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndodh në Shqipëri: Vajza braktis burrin, krushqit i vendosin të atit 3 milion lekë “gjobë” për shpenzimet e saj

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Ndodh në Shqipëri: Vajza braktis burrin, krushqit i vendosin të atit 3 milion lekë “gjobë” për shpenzimet e saj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një vajzë ka qëndruar vetëm dy muaj tek bashkëshorti dhe më pas e ka braktisur atë, duke ikur me një partner tjetër që jeton në periferi të kryeqytetit.

Kur babai i turpëruar prej të resë, është veshur dhe ka trokitur tek ish-krushqit për të kërkuar falje dhe për t’i sqaruar ata, është gjendur i befasuar nga reagimi i tyre. Krushqit kanë llogaritur një më një se sa kushtonte fjetja, ushqimi dhe çdo shpenzim i të resë dhe si përfundim i kanë vënë “gjobë” të atit, duke i kërkuar tre milionë lekë.





Denoncimi, sipas burimeve të sigurta nga GazetaSi.al, u mbajt shënim në komisariatin numër pesë dhe ka si kallëzues një 65-vjeçar me inicialet A.Z.

“Jam me profesion punëtor krahu dhe e martova bijën me dëshirën e saj, pa ndërhyrje, pa dhunë dhe pa ndërmjetësinë e kurrkujt”, – shprehet mes të tjerash 65-vjeçari, i cili me ish-krushqit, ka dhe një lidhje tjetër krushqie, pasi në fisin e tyre ka të martuar të motrën.

Pas martesës, e reja ka qëndruar e martuar vetëm dy muaj dhe më pas është larguar në periferi duke marrë vetëm një telefon dhe një xhup. Largimi i saj, nuk ishte aspak në drejtim të paditur, ajo ka njohur një 47-vjeçar në rrjetet sociale dhe ka braktisur gjithçka për hatër të tij.

Megjithatë, 65-vjeçari, nga një qytet i veriut dhe me banim në Paskuqan, për të ruajtur traditën dhe për të qenë sa më korrekt me ish-krushqit, ka shkuar në shtëpinë e tyre për vizitë.

“Aty gjeta të gjithë burrat e fisit të ish-burrit të sime bije. Nisa të flas, duke iu treguar se fëmijët nuk na pyesin më dhe se na turpërojnë, pasi sa më të mëdhenj fëmijët, aq më të mëdha problemet. Por krushku ma preu fjalën. Më tha; ‘na detyrohesh 3 milionë lekë, aq kushton dy muaj qëndrimi në shtëpinë tonë’”.

A.Z., ka dashur t’i pyesë se përse ata nuk e nuhatën që diçka po ndodhte me të bijën dhe se përse djali i tyre, nuk i ofroi ngrohtësi, përderisa ajo u vu në kërkim të një tjetri.

“Ju thashë se vajza ime, nga ajo shtëpi kishte marrë vetëm telefonin dhe një xhup dhe gjithçka tjetër, pajën sipas traditës sonë në veri, e kishte lënë aty, si bizhu floriri, varëse e unaza floriri”.

Megjithatë, 65-vjeçari kuksian, shton se ka hapur kuletën dhe ka nxjerrë aq sa ai kishte në xhep.

“Iu dhashë sa kisha në kuletë, ishin ndoshta 400 mijë lekë, nuk i numërova. Por krushku tha. ‘Ti je baba dhe ti do mbash përgjegjësi për bijën, na ke borxh 3 milionë lekë’”.

Pas kësaj, policia ka shoqëruar me urgjencë krushkun kanosës. Ai ka treguar një version tjetër, sipas të cilit, e reja u martua me ndërhyrjen e dy familjeve dhe derisa ajo u arratis, ishte sjellë shumë mirë me ta. Por në krye të dy muajve, ajo ka lënë një letër tek njerëzit e burrit.

Vajza shkruan në letrën, që GazetaSi.al, e lexoi dhe që u administrua si provë.

“Ju kërkoj shumë falje dhe me vjen shumë keq, por më mirë të tregoj të vërtetën time. Jeni njerëzit më të mirë që unë kam takuar në jetën time, jeni njerëzit më të mirë që kam pasur dhe dëgjuar në jetë. Mirupafshim nga unë”.

Ish-vjehrri, thotë se kur shkoi ish-krushku, i nxehur i ka treguar shpenzimet që kishte bërë për dasmën dhe gjithçka tjetër.

“Si më pretë në besë?”, – e pyeta. Madje kur A.Z., i hodhi lekët në tryezë, i thashë “hiqi ato lekë, s’dua asnjë lekë prej teje”.

Edhe ish-burri, ka shtuar se nusen e ka trajtuar shumë mirë dhe sipas tij, ish-nusja e re, ishte kthyer tek ish-burri që kishte pasur.

“Ajo ka qenë e lidhur me një burrë tjetër dhe për këtë gjë nuk na treguan asgjë. Ne u sollëm mirë me të dhe kurrë asnjë problem nuk pati, derisa iku pa na treguar”.

Të gjithë anëtarët e të dyja familjeve, janë pyetur për takimin mes krushqve dhe në përfundim, babai i vajzës është paraqitur sërish në komisariatin numër 5, duke kërkuar që të tërheqë kallëzimin, pasi ishte me nerva dhe ndaj kishte denoncuar krushqit e braktisur nga e bija.

“Ata janë njerëz të mrekullueshëm. Por fëmija të turpëron dhe tani që e kam menduar dhe jam qetësuar, them që unë do kisha vepruar më keq, në rast se do më kishte ikur nusja nga shtëpia”./GazetaSi.al/

Pas

Fushata ndihmoi biznesin/ Për dy muaj partitë marrin me qira mijëra dyqane të mbyllura nga kriza

Para

Veliaj jep lajmin për studentët: Projekte nga praktikat e paguara deri te granti për të hapur një biznes

Para
Veliaj jep lajmin për studentët: Projekte nga praktikat e paguara deri te granti për të hapur një biznes

Veliaj jep lajmin për studentët: Projekte nga praktikat e paguara deri te granti për të hapur një biznes

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar