• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

‘Kush do e mbajë nënën?’/ Dy vëllezërit nga Kukësi rri hen keq, ja ç’i bëjnë motrës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
‘Kush do e mbajë nënën?’/ Dy vëllezërit nga Kukësi rri hen keq, ja ç’i bëjnë motrës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Dhuna në familje ka shpërthyer gjatë pandemisë sa kohë kufizimet na mundësuan më tepër orë qëndrimi në banesë dhe për rrjedhojë, më tepër orë pranë të afërmve. Për disa, grindjet e vogla u kthyen në ortek dhune, ku kryesisht më të pambrojturit, rezultuan gratë dhe të moshuarit.

Dy vëllezër u rrahën me njëri tjetrin, pas konfliktit se cili prej tyre duhet ta mbante nënën e moshuar, kurse një grua dhe vjehrri e vjehrra e saj, u rrahën paq nga djali i shtëpisë, pasi ai u kap prej tyre duke vjedhur lodrat.

Të dyja dosjet u vendosën në dispozicion të GazetaSi.al nga policia që pohon se dhuna në familje është rritur me 30% gjatë pandemisë dhe se në vend të parë, qëndrojnë gratë.

R.P, është një 34-vjeçare e martuar prej 12 vitesh dhe çifti ka një fëmijë të moshës 10 vjeç. Ndonëse pandemia ndryshoi rutinën e kujtdo, asgjë nuk e ndaloi bashkëshortin  e saj që të linte drogën, i cili  rezulton se është përdorues i kanabis sativës.

Përpos këtij problemi, ai u bë agresiv dhe kërkonte para nga gruaja dhe dy prindërit. Të tre familjarët përfunduan njëri pas tjetrit në komisariat me vetëm një akuzë.

“D. u grind me nënën e tij dhe më pas u grind me mua, kërkonte para prej meje. Pasi nëna nuk i dha para, ai e shau dhe më pas m’u kthye dhe mua. Më vendosi duart në fyt dhe theu pasqyrën e korridorit. Shkoi në dhomën tjetër dhe nisi të mbledhë lodrat e djalit tonë me qëllim për t’i shitur. E pengova dhe të njëjtën gjë bëri edhe vjehrra. D. më goditi me grusht në pjesën e pasme të kokës dhe m’i tërhoqi me forcë lodrat. Në inat e sipër, i theu disa prej tyre dhe bërtiste dua para. Në këtë përleshje, ndërhyri babai i D.,të cilin e shtyu edhe atë”, – rrëfen në kallëzim gruaja.

Sipas burimeve të policisë, pasi u njoftuan nga fqinjët, kanë mbërritur forcat e rendit. Por fillimisht  të tre anëtarët kanë mohuar të kishte ndodhur diçka. Sipas tyre vetëm sa ishin sharë. Në raportin e treguar GazetaSi.al, dhunuesi është këshilluar nga oficerët që të sillej mirë dhe në këtë situatë ata janë larguar.

“Por ndonëse ne e falëm dhe gënjyem policinë, sapo ata dolën nga shtëpia, D., filloi përsëri duke sharë dhe ofenduar. Shkoi tek dollapi dhe përsëri po mblidhte lodrat e djalit tonë, duke insistuar se do t’i shiste nëse nuk i jepnim para. Në këtë situatë, ne njoftuam policinë”, rrëfehet 34-vjeçarja pranë komisariatit numër 3.

Në të njëjtën ditë, shpjegohet në dosjen që GazetaSi.al disponon, kanë dorëzuar kallëzim edhe dy të moshuarit.

“Kur policia erdhi, m’u dhimbs djali dhe ndërhyra kur policia deshi ta merrte. Por pasi policia u largua, djali vazhdoi në të njëjtën mënyrë dhe ndaj u detyrova të njoftoj policinë dhe sapo e bëra këtë gjë, D., doli nga banesa”, – thotë 78-vjeçari për policinë, të cilës i tregoi se nervozizmi i D., 42 vjeç, shkaktohej nga mungesa e parave dhe sepse ai përdor hashash.

Në një lagje tjetër, dy vëllezër nga Kukësi u përleshën pas sherrit të hapur se cili prej tyre duhej të kujdesej për nënën që është në moshë të thyer. Të rinjtë jetojnë në Paskuqan bëri me dije policia për GazetaSi.al, dhe të dy ata do të hetohen për dhunë në familje pasi secili ka kallëzuar tjetrin, teksa e rrahur prej tyre, ka përfunduar edhe e motra e martuar në një lagje tjetër periferike të Tiranës

Vëllai më i madh, thotë në polici se prej vitesh jeton në Itali dhe se për shkaqe emigracioni e kishte të pamundur ta merrte nënën me vete. A.Q., 45 vjeç, kujton se kur u largua, më i vogli N.Q., 38 vjeç,  e paralajmëroi, se nëse nuk e merrte nënën, nuk do ta shihte sa të ishte gjallë.

“Kur erdha, shkova për vizitë. Mora edhe motrën me vete që është e martuar në Bathore, Kamëz. Ai, nga inati që nuk e mora nënën, nuk më lejon ta takoj atë. Më ka thënë, nëse e do kaq shumë, mbaje ti. Por nuk e marr dot. Kjo gjë na ka sjellë një konflikt të madh në familje. Unë hyra me dhunë në shtëpi dhe u drejtova për nga dhoma ku rri nëna. Por vëllai më kapi për krahu dhe nuk më lejoi. Më kapi për krahësh dhe më nxori jashtë”, – akuzon 45-vjeçari.

Në këtë moment, mes dy vëllezërve ka ndërhyrë e motra, e cila nga shtyrjet mes dy vëllezërve është rrëzuar për tokë. Por sipas përshkrimeve, kur vëllai i madh e ka ngritur në këmbë dhe i ka thënë që të dilnin, ajo ka tundur kokën dhe ka kërkuar të qëndrojë.

“Unë ika, pasi vëllai i vogël më shtynte derisa dola përjashta. Pas pak metrash, më mori në telefon motra dhe duke qarë më kërkoi ta prisja. U ktheva dhe pashë që vëllai e kishte rrahur dhe atë”, thotë kallëzuesi, i cili veç pretendimit për dhunë, kërkon ndihmën e policisë që të takojë nënën./GazetaSi.al/

Pas

Makina del nga rruga në Lushnjë, ndërrojnë jetë pasagjeri dhe shoferi

Para

Ekzekutimi i ‘Kumbarit’, Ardi Veliu mbledh drejtuesit e Policisë në Shkodër

Para
Ekzekutimi i ‘Kumbarit’, Ardi Veliu mbledh drejtuesit e Policisë në Shkodër

Ekzekutimi i ‘Kumbarit’, Ardi Veliu mbledh drejtuesit e Policisë në Shkodër

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar