• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mbledhjet zëvendësohen me Zoom, punonjësit nuk menaxhojnë dot kohën

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Mbledhjet zëvendësohen me Zoom, punonjësit nuk menaxhojnë dot kohën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Lindita punon në një institucion ndërkombëtar në Tiranë. Që prej fillimit të pandemisë rutina e saj e përditshme ndryshoi. Puna nga zyra ia la vendin asaj në shtëpi. Por, ndonëse në pamje të parë kjo mund të rezultonte më praktike, faktikisht ndodhi e kundërta. Mbledhjet online në platformën zoom ishin shumë të shpeshta dhe në çfarëdolloj ore, edhe jahstë orarit zyrtar të punës, duke e bërë shumë të vështirë menaxhimin e kohës.

Shumë mbledhje nga sipërmarrjet në vend, diskutime, apo trajnime tashmë po kryhen në platforma online, ashtu siç po ndodh në të gjithë botën.

Kërkuesit e Stanford University të Silicon Valley konfirmuan atë që miliona punonjës në distancë tashmë e dinin: “Lodhja nga Zoom” (Zoom fatigue) shkakton stres më të madh se një takim në jetën reale për shkak të “mbingarkesës joverbale” të videothirrjeve të pafundme.

Një studim i Jeremy Bailenson, profesor i komunikimit dhe drejtor themelues në Stanford Virtual Human Interaction Lab, zbuloi se shkaqet në bazë të lodhjes prej Zoom përfshijnë “një sasi të tepërt të shikimeve nga afër” dhe “një rritje të vlerësimit të shikimit të videos së vetes”.

“Përdoruesit e Zoom po e shohin profilin e vetes me një frekuencë dhe kohëzgjatje që nuk është vënë re më parë në historinë e medias – dhe me shumë gjasa në historinë e njerëzve” – shkruan Bailenson. Disa nga këto probleme mund të zgjidhen me “ndryshime të vogla” në ndërfaqjen e përdoruesit të Zoom – këshillon ai, si për shembull duke fshehur automatikisht dritaren “selfie” që shfaq përdoruesin pas sekondave të para të një thirrje.

Kërkimi i Stanford thekson peshën mendore të të qenët i detyruar të ulesh përballë një telekamere dhe të fiksosh ekranet me fytyra – duke përfshirë edhe tonën.

“Në Zoom, sjellja e rezervuar zakonisht për marrëdhënie të ngushta – të tilla si një kohë e gjatë e shikimit drejtpërdrejt dhe fytyrave që shihen nga afër – papritmas është bërë mënyra se si ne bashkëveprojmë me të njohurit e rastit, kolegë madje dhe njerëz të huaj”, shkroi Bailenson.

Artikulli i Bailenson, i publikuar në Technology, Mind, and Behavior, u prezantua në Stanford si “artikulli i parë i rishikuar që analizon në mënyrë sistematike lodhjen e Zoom nga një perspektivë psikologjike”. Ai shoqërohet nga një studim i veçantë, që nuk i është nënshtruar ende një rishikimi që përdor shkallën “Lodhja dhe Sfilitja nga Zoom” (Zoom Exhaustion and Fatigue) për të matur ndikimin.

Pasi mijëra persona plotësuan një pyetësor, Bailenson tha se kishte “një arsye të fortë teorike për të parashikuar” se gratë ishin më të prekura se burrat, duke parë video të vetes gjithë ditën. Tashmë, miliona punonjës të dijes në botë kanë kaluar pjesën më të madhe të vitit në dhoma gjumi dhe ‘zyra’ të përshtatura në shtëpi, me pandeminë dhe mbylljen e detyruar të zyrave. Si rezultat, aplikacionet e videokonferencave si Zoom, Microsoft Teams dhe Google Meet kanë shënuar bum.

Çmimi i aksioneve të Zoom thuajse u katërfishua në vitin e fundit, me vlerën në treg që është rritur më shumë se 100 miliardë dollarë. Bailenson tha se Zoom është “i mrekullueshëm” dhe “funksionon në mënyrë fantastike” por është shndërruar në një “thes boksi” për shumë punonjës të frustruar. “Ne nuk mund të kontrollojmë shumë gjëra në jetën tonë, por mund të ulërasim në lidhje me Zoom” – tha ai në një intervistë me “Financial Times”.

Ai pohoi se problemet e lodhjes që shkakton Zoom ishin të papërfillshme krahasuar me rrezikun e përditshëm me të cilin përballen personeli mjekësor në spitalet e mbingarkuar. Edhe në vendet e zhvilluara, miliona njerëz nuk kanë akses në lidhje të besueshme me brez të gjerë dhe shumë nuk mund t’i përballojnë pajisjet (hardware) e nevojshme për të bërë videothirrje.

Megjithatë, kërkimi i Stanford thekson peshën mendore të të qenët i detyruar të ulesh përballë një telekamere dhe të fiksosh ekranet me fytyra – duke përfshirë edhe tonën.

“Në Zoom, sjellja e rezervuar zakonisht për marrëdhënie të ngushta – të tilla si një kohë e gjatë e shikimit drejtpërdrejt dhe fytyrave që shihen nga afër – papritmas është bërë mënyra se si ne bashkëveprojmë me të njohurit e rastit, kolegë madje dhe njerëz të huaj”, shkroi Bailenson. Kërkuesi tha se është përpjekur të flasë me Zoom për gjetjet e tij, por “është ende duke pritur për caktimin e takimit”./Monitor/

Pas

Lidhja me Beartin po kthehet në dështim? Zbulohet çdo gjë në lidhje me Tean, ja rrëfimi për ‘mallkimin’

Para

“Paragjykoheshim edhe për gjërat më të vogla”, Ingrid Gjoni përballë vështirësive për t’u bërë pjesë e ekranit (VIDEO)

Para
“Paragjykoheshim edhe për gjërat më të vogla”, Ingrid Gjoni përballë vështirësive për t’u bërë pjesë e ekranit (VIDEO)

“Paragjykoheshim edhe për gjërat më të vogla”, Ingrid Gjoni përballë vështirësive për t’u bërë pjesë e ekranit (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar