• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ja sa do rriten pagat e mësuesve” Rama bën premtimin e madh për arsimin: Ndodh brenda mandatit të ardhshëm

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Ja sa do rriten pagat e mësuesve” Rama bën premtimin e madh për arsimin: Ndodh brenda mandatit të ardhshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi programin e Partisë Socialiste për arsimin.

Ai u shpreh se vizioni i tyre është për vitin 2030, ku në fokus do të jetë përmirësimi i infrastrukturës shkollore dhe rritja e pagës së mësuesve me 40% brenda mandatit të ardhshëm.





Kreu i qeverisë theksoi se qeveria ka përmirësuar hyrjen për në vendin e punës, me platformën “Mësues për Shqipërinë”, ku shtoi se gjithsecili hy në punë përmes meritokracisë. Po ashtu ai u ndal dhe tek renditja për në universitete, ku tha se edhe në këtë kategori, është vendosur një meritokraci dhe përfiton i pari shkollën ai që është më i talentuari dhe i mbushur me 10-ta.

“Imagjinoni njërin, kapni njërin, njërin nga të tre në krye të arsimit dhe merrni me mend fëmijën tuaj, mësuesin e fëmijës, shkollën. Larg qoftë, në duart e kujtdo të këtyre të treve. Jam krenar që PS e çliroi shkollën dhe i ktheu mësuesit dinjitetin e figurës së tij qendrore në shoqëri. Ku vendosi pacenueshmërinë e vendit të mësuesit dhe meritën në rekrutimin e mësuesve të rinj. Mësuesit e vjetër, në thonjëza, janë të palëvizshëm nga ai vend, me tekat e politikës. Ndërsa të rinjtë e fitojnë vendin e punës përmes një aplikacioni transparent “Mësues për Shqipërinë”. Plot 11 mijë e 78 mësues dhe mësuese janë pjesë e sistemit tonë arsimorë, falë konkurrimit në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe klasifikimin në këtë portal ndër vite.

Nuk ishte para 70 vitesh, por para 7 vitesh, koha e zymtë kur takset shkollore jo vetëm i kushtonin shumë familjeve shqiptare, por gëlonin autorët grraba zhgraba. Favorizonte simpatizimi partiak KÇK, në bërjen e teksteve të shkollës. Në ato tekste të dukej sikur sulmoheshe nga mushkonja, që pickonin dhe nuk linin fillin e mendimit për të marrë radhë. Librat janë falas sot dhe librat e tyre janë prej shtëpive prestigjioze, shtëpi që furnizojnë me libra fëmijët e Evropës. Sot, e gjithë infrastruktura shkollore është në transformim të vazhdueshëm, deri më sot kemi investuar 130 milionë dollarë, për shkolla të reja, kur mësojnë 114 mijë nxënës. Këtë vit vazhdon pa pushim, me tre turne në të shumtën e herës rindërtimi i 120 shkollave të reja, për 41 mijë nxënës. Shkolla fantastike, pa asnjë dallim nga shkollat më të mira të BE, falë kontributit të aleatëve kombëtare dhe ndërkombëtare që u mblodhën së bashku për këtë nisje rilindëse pas shkatërrimit të tërmetit.

Shkolla, qendra të mirëfillta komunitare. Këto nuk mjaftojnë, vizioni Shqipëria 2030 shkon shumë përpara dhe ambicia jonë është shumë më e madhe, se sa një infrastrukturë e standardeve evropiane. Më e madhe se klasa ku mësuesit ndihen në vendin e tyre dhe askush nuk guxon tua prekë vendin, ashtu siç ne e kemi për detyrë të ndihen. Nuk mjaftojnë pagat e mësuesve, në mandatin tjetër do t’i rrisim me 40%. Nuk mjaftojnë ata që kemi bërë me universitetet. Universitetet kur këta, e nxorën kokën, sapo dëgjuan fjalën universitet. Këta që duhet të rikthehen, janë ata që morën në qafë breza studentësh me shit-blerje të diplomës. Duke krijuar sistemin më të kapur nga plagjiatura, duke e kthyer hyrjen në universitet në një biznes, në dëm të talentit, konkurrencës dhe meritës.

Jam krenar për një arritje që e kam prekur, jetuar, shijuar, vlerësuar, maturantët pa lekë, pa krushq, pa miq, por ama me 10-ta dhe dije të spikatura. Që nga majat e maleve deri në qytete. Që falë rivendosjes së konkurrencës dhe meritës, në fakt vendosjes dhe konkurrencës së meritës për herë të parë të këtij tranziciopni, i gjen çdo fundverë në krye të listave hyrëse, zotër të vetes dhe gurë të rëndë në vend të vet” u shpreh kryeministri.

 

Pas

“Fyerje me rob shtëpie e sulm me kode të fshehta” Artan Fuga bën komentin ‘pikant’ për situatën politike

Para

“Ja ku i keni 3 ministrat” Rama kapet keq me opozitën: Duan ta vënë arsimin nën hyqmin e Markut e Gjekmarkut

Para
“Ja ku i keni 3 ministrat” Rama kapet keq me opozitën: Duan ta vënë arsimin nën hyqmin e Markut e Gjekmarkut

“Ja ku i keni 3 ministrat” Rama kapet keq me opozitën: Duan ta vënë arsimin nën hyqmin e Markut e Gjekmarkut

Të Gjitha

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

nga Fast News
10:55 | 13/07/2025
0

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

nga Fast News
10:24 | 13/07/2025
0

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

nga Fast News
10:22 | 13/07/2025
0

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

nga Fast News
10:05 | 13/07/2025
0

Recent News

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

10:55 | 13/07/2025
Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

10:24 | 13/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar