Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ja ku i keni 3 ministrat” Rama kapet keq me opozitën: Duan ta vënë arsimin nën hyqmin e Markut e Gjekmarkut

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Ja ku i keni 3 ministrat” Rama kapet keq me opozitën: Duan ta vënë arsimin nën hyqmin e Markut e Gjekmarkut
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish sot opozitën duke përdorur programin e arsimit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u ndal tek tre kandidatë për deputetë të PD, profesor Mark Marku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshin.

Rama shtoi se deri dy fushata më parë ishte koha kur arsimi shqiptar digjte brezat e nxënësve në zjarrin e keqqeverisjes së një tranzicioni të çoroditur.

“Nuk ishte para 70 vjetësh por deri para 7 vjetësh koha e zymtë kur figura e mësuesit ishte rrënuar krejtësisht, koha kur fati i vendit të punës së mësuesit varej nga tekat e politikës, teserat e partisë, tarafi dhe ryshfeti i dikujt jashtë profilit apo pa arsimin përkatës që i zinte vendin dikujt tjetër sa hap e mbyll sytë.

Koha kur mësuesit e Shqipërisë ishin vetëm, të braktisur në mes të boshllëkut gërryes, kur arsimi shqiptar digjte brezat e nxënësve në zjarrin e keqqeverisjes së një tranzicioni të çoroditur. Nuk ishte në fushatat zgjedhore të shumë kohëve më parë pas përmbysjes së komunizmit, por deri dy fushata më parë, në 2013, gati çerek shekulli pasi komunizmi na la shëndenë koha kur mësuesit viheshin në rresht dhe mbushnin sheshet e mitingjeve elektorale të kryeministrit të kohës apo vendet e shfaqjes së kohës të partive të opozitës, si të ishin ata figurantët e paradave të dikurshme të 1 majit komunist që parakalonin kundër mbarë botës.
A ju kujtohet ishte vetëm një dekadë më parë, rasti skandaloz kur mësuesit u përdorën për t’i bërë karshillëk opozitës që protestonte për të hapur kutitë e votimit. E po njësoj do të përdoreshin 2 vite më pas, për atë koncertin makabër në sheshin “Nën Tereza” kundër marshimit të heshtur nga opozita në nderin e dëshmorëve të 21 janarit.
E detyroi DASH atë farë burrë shteti të hiqte dorë nga ai makabritet dhe mësuesit i shpëtuan një poshtërimi të egër.
Sot mitingjet e kryeministrit në oborret e shkollave, ku fëmijët dëgjonin të sharat për opozitën duken si pjellë e një fantazie të shthurur, por kur drejtonin këta që duan të rikthehen në drejtim për ta vënë në arsimin në hyqmin e Markut, të Gjekmarkut ishte realiteti i hidhur i marrëdhënies së pushtetit me shkollat.
Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së, dy personazhe autosatirike, të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur vetëm për fjalorin sharje shifës, foltore më foltore. Të tre reaksionarë, sharëxhinj, si sharrëxhinj, sharroj me sharr dhe si sharëxhi, shaj e shaj”, deklaroi Rama.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

“Ja sa do rriten pagat e mësuesve” Rama bën premtimin e madh për arsimin: Ndodh brenda mandatit të ardhshëm

Para

“Po të ishte në Gjermani, do ishte arrestuar” Ralf Gjoni sulmon Luljeta Bozon pas deklaratës për komunizmin

Para
“Po të ishte në Gjermani, do ishte arrestuar” Ralf Gjoni sulmon Luljeta Bozon pas deklaratës për komunizmin

“Po të ishte në Gjermani, do ishte arrestuar” Ralf Gjoni sulmon Luljeta Bozon pas deklaratës për komunizmin

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora