E trishtë/ Pak ditë pasi mjeku i njohur ndërroi jetë, humb betejën me virusin dhe bashkëshortja

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime


Ende pa u mbushur 3 javë nga vdekja e neuropsikiatrit të Elbasanit, Hyqmet Shqerra, mësohet se C OVID19 i ka marrë jetën dhe bashkëshortes së tij.

Kujtojmë se Hyqmet Shqerra vdiq në spital në 11 shkurt të këtij viti nga virusi në moshën  81-vjeçare, ndërsa dje ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare edhe gruaja e tij. Ka qenë djali i mjekut që ka ndarë me të gjithë miqtë lajmin e hidhur.

MESAZHI I TE BIRIT

Lamtumire mama.Tani je afer burrit tend te jetes qe aq shume e ke dashur dhe respektuar. Dashuri idilike e juaja. Nuk mundet te rrinit te ndare per shume kohe. Me keni lene uraten te dy dhe do te me mbroni e drejtoni nga lart duke qene engjejt e mi mbrojtes. Premtoj qe do ndjek gjurmet tuaja e do mbaj lart emrin e babait dhe te mamase siç me keni edukuar ju me dashuri me pune me respekt me fisnikeri me ndershmeri me perulesi e me vete permbajtje.
Ju qofte dheu i lehte te dyve!

foto galeri

 

Para
ADVERTISEMENT

Të Gjitha